Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren greke në qendër të Selanikut, shqiptare shpallet në kërkim

Lapsi.al 23 November 2022
Aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren greke në qendër të

Një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke për aksidentimin e një 21-vjeçareje me makinë. Gjithçka ndodhi pak pas orës 01:00 të së martës.Makina gri e errët që drejtohej prej tij dhe ja kishte huazuar mikut të tij 44 vjeçar përplasi të renë në qendër të Selanikut.

Qytetarët që dëgjuan zhurmën dolën me shpejtësi në rrugë për të parë se çfarë ndodhi, i bërtitën shoferit të ndalonte dhe një prej tyre ndoqi makinën me një motoçikletë, e cila arriti të zhdukej në rrugët e ngushta të zonës.

Në fakt drejtuesi i mjetit në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish 21-vjeçaren e plagosur rëndë në asfalt. Vajza fatkeqe vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou në Selanik.

Ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh por sipas mediave greke ka dëmtime të mëdha në kokë. Makina që përplasi 21-vjeçaren u mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xham të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut.

Në kërkim shqiptari, aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren

Fillimisht policia ndaloi pronarin e makinës 44-vjeçar pasi banorët kishin mundur të marrin targën e mjetin.  Por ai rrëfeu në polici se nuk ishte ai në timon dhe se makinën ia kishte dhënë hua mikut shqiptar. Policia greke po punon për kapjen e tij. Mësohet se ai është një person i njohur për policinë, i proceduar disa herë për drogë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI