Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Berisha: Kur unë të jem në pushtet, vendimet për Shqipërinë do të merren në Tiranë

Lapsi.al 23 November 2022
Berisha: Kur unë të jem në pushtet, vendimet për

Në selinë blu është mbledhur pasditen e së mërkurës Kryesia e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij përpara mbledhjes kreu i demokratëve foli për hapjen institucionale më të madhe të kësaj partie në 30 vite ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë.

Kryedemokrati akuzoi rivalin e tij politik Edi Rama se për “karrigen e tij” është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë vendit. Ndërsa, kur PD të jetë në pushtet, shtoi Berisha, vendimet për qytetarët shqiptarë do të merren “në interes të tyre në Tiranë.”

Berisha kujtoi se shqiptarët tashmë një po cilësohen si një popull i gomoneve,”ndryshe nga 30 vite më parë, për faj të politikave qeverisëse” të atyre që kanë pushtetin prej thuajse një dekade tashmë.

“PD thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët dhe mbështetësit e saj, vendime për Shqipërinë do të merren në Tiranë dhe nga shqiptarët. Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë këtij vendi për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij. Vetëm një vend e komb sovran që merr vendimet e tij në përputhje me interesin e qytetarve të tij. Sot ne jemi popull I gomoneve. Nëse 30 vite më parë në u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, se dolëm të varfër nga diktatura, sot jemi poulli i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën, liritë tona,” tha kreu i demokratëve.

Ndërsa, duke u ndalur te Primaret, Berisha premtoi një proces të drejtë dhe të ndershëm.

“Pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti. Pas miratimit të rregullave tona, kushtetutës sonë partiake…ne tani kalojmë në zgjedhjet me anëtarë dhe simpatizantë tanë, të qeveritarëve vendorë. Dhe kjo përbën ndryshimin më të madh të kësaj force politike në 30 vite dhe hapjen e saj institucionale më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapjeje. Do të bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Do të mbajmë qëndrime të prera ndaj aleancës, Beograd-Shkup-Tiranë, që është një aleancë përçarëse në rajon që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet t’i bëjë Kosovës.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI