Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

FOTO/ Shiriti ‘One Love’ u ndalua nga Fifa, Gjermania protestoi kështu

Lapsi.al 23 November 2022
FOTO/ Shiriti ‘One Love’ u ndalua nga Fifa, Gjermania protestoi

Kush dëshiron të protestojë, e gjen gjithnjë një mënyrë. E kështu, Gjermania nuk është stepur nga kërcënimet e ardhura nga FIFA, por është rebeluar brenda rregullave. FIFA ndaloi shiritin One Love, duke paralajmëruar se kushdo që do të dilte jashtë uniformave zyrtare do të ndëshkohej me karton të verdhë. Kështu, Gjermania ndryshoi mënyrë, por jo qendrim.

Lojtarët e kombëtares gjermane, në foton klasike rituale, kanë vendosur dorën te goja në shenjë proteste. Një mbyllje goje, ishte ideja e shprehur me gjestin e bërë nga Panzerat para fillimit të ndeshjes. Neuer, në fakt, u detyrua të hiqte dorë nga mbajtja e shiritit të kapitenit me ngjyrat e ylberit, kushtuar komunitetit LGBTQ.

Lexo më tej: Shiriti ylber, shtatë kombëtare heqin dorë: “Fifa ka kërcënuar me kartona të verdhë”

Reagime të tjera për këtë cështje kanë ardhur edhe nga Berlini. Ndalimi nga FIFA-s i shiritit "One Love" për Kupën e Botës aktuale në Katar është "i mjerueshëm". Kështu tha zëdhënësi i qeverisë gjermane i Olaf Scholz, duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp. "Të drejtat LGBTQ nuk janë të negociueshme," shtoi ai.

KOMUNIKATA E FEDERATAVE "REBELE"

Në një deklaratë të përbashkët, Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra njoftuan se nuk do ta mbajnë shiritin ylber gjatë Kupës së Botës. Një vendim i detyruar nga qëndrimi i ashpër për këtë cështje nga FIFA. Ata kanë bërë të ditur se do të ndëshkojnë me kartona të verdhë kapitenët që nuk respektojnë rregulloren në fushë. “FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritin në fushë. Si federata kombëtare, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në një pozicion ku ata mund të jenë subjekt i sanksioneve – shkruhej në komunikatën e përbashkët të Federatave-. Kështu që ne kemi kërkuar nga kapitenët të mos tentojnë të mbajnë shiritin One love gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI