Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

United e përjashtoi, Cristiano Ronaldo dëshira e madhe e emirëve të Newcastle

Lapsi.al 23 November 2022
United e përjashtoi, Cristiano Ronaldo dëshira e madhe e emirëve

Cristiano Ronaldo është pa ekip dhe pa... merkato. Gjetja e një klubi të ri, ose më saktë një sfidë e re siç tha ai vetë, nuk do të jetë e lehtë për portugezin. CR7 sapo ka përfunduar në mënyrë të stuhishme aventurën e dytë te Manchester United. Problemi kryesor është sigurisht ai i pagës që kalon ende 20 milionë euro në vit. Kush mund ta përballojë atë? Shumë pak ekipe. Mbeten Chelsea dhe Newcastle, por ndoshta edhe Bayern Mynih, duke folur për futbollin që ka rëndësi. Një të ardhme në Mls te Inter Miami i Beckham, apo në Katar e Arabi, Ronaldo e ka refuzuar gjithnjë.

Sigurisht që ka më shumë para në Premier League, kështu që CR7 mund të vendosë të qëndrojë aty. Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, e provoi gjatë verës por u kundërshtua nga Tuchel. Tani që tekniku është shkarkuar, Ronaldo mund t’i ketë dyert e hapura. Por në Angli, përpara ka dalë edhe Newcastle, i cili falë princit të Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, ka fonde praktikisht të pakufizuara. Nga ana tjetër, në sfond është edhe Arsenal, një skuadër për të cilën CR7 në intervistën e fundit bombë tha se po luante për të fituar Premier League.

Lexo më tej:Zyrtare/ Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

PSG, nga ana tjetër, mund të zbavitet duke krijuar për herë të parë dyshen e ëndrrave, qoftë edhe për gjashtë muaj. Messi plus Cristiano Ronaldo. Këtyre i shtohen Mbappè dhe Neymar. Zërat ndërkohë vazhdojnë të qarkullojnë edhe për Bayern Mynih, por këtu portugezi duhet të ulë shumë pagën për t'iu bashkuar bavarezëve. Rruga që të çon në MLS është e hapur, por sulmuesi dëshiron të tregojë se është ende konkurrues në Evropë. Ndërkohë, ai ka një Botëror për të luajtur. Prandaj, çdo diskutim për merkaton është shtyrë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI