Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Video / Gjermania bën "harakiri", 1-2 ndaj Japonisë: Asano përmbys skuadrën e Flick

Lapsi.al 23 November 2022
Video / Gjermania bën "harakiri", 1-2 ndaj Japonisë: Asano

Një fitore historike për Japoninë ndaj Gjermanisë e cila ka përmbysur rezultatin në “Khalifa International”. 2-1 ka fituar skuadra aziatike ndaj 4 herë fituesve të Kupës së Botës. Dështon Flick, në debutimin e tij nk një turne të madh.

Është një Botëror me surpriza, të paktën në këtë fazë të parë të grupeve. Pas Argjentinës që humbi 2-1 ndaj Arabisë Saudite, bie edhe Gjermania po 2-1 ndaj Japonisë. Japonia fitoi falë golave ​​të Ritsu Doan dhe Takuma Asano, të dy të aktivizuar në Bundesligë me fanellat e Freiburg dhe Bochum dhe të dy të futur në pjesën e dytë nga trajneri.

Dy gola në anuluar, të Madera dhe Havertz dhe 11 metërshi i Gundoan i finalizuar me lehtësi në të 33'-ën, krijoi iluzionin e fitores. Këto janë momentet më pikante të një pjese të parë të dominuar nga Gjermania që krijoi më shumë raste. Nga ana tjetër Japonia më tepër e tërhequr në gjysmëfushën e saj, u përpoq të kundërsulmojë, por pa rezultat. Skuadrat u futën e dhomat e zhveshjes në shifrat 1-0 për skuadrën e Hans-Dieter Flick.

Përmbyset Gjermania

Pjesa e dytë nis me një surprizë nga ana e japonezëve. Hyn Tomiyasu, mbrojtës, për sulmuesin e jashtëm, Kubo dhe skuadra kalon në mbrojtjen me tre lojtarë. Japonia nis një lojë të shkëlqyer sulmuese dhe Gjermania u vendos në vështirësi. Në fillim aziatikët barazuan me Doan në minutën e 75'. Por befasia erdhi falë gjuatjes së Asano. Në të 83'-in Asan vulos shifrat në 2-1 duke mbyllur sfidën me fitore ndaj një prej pretendentëve të Botërorit.

Kështu Gjermania e nis Botërorin në mënyrën më të keqe. Me Spanjën në grupin E, shanset për ta kaluar me lehtësi raundin nuk janë aspak të lehta.

Lexo me shume: Rrezik aziatik, Japonia i kujton Gjermanisë ndeshjen me Korenë 4 vjet më parë: ja si vijnë skuadrat

Lexo me shume: Gjermania sfidon rregullat e Katar dhe thirrjen e FIFA-s, Neuer: “Do të mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit”

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI