Flash

DEA dha sinjalin 3 muaj më parë për ngarkesën nga Kolumbia

Lapsi.al 24 November 2022
DEA dha sinjalin 3 muaj më parë për ngarkesën nga Kolumbia

Në Tiranë dhe Fier janë duke vijuar lëvizjet e policisë në kuadër të operacionit që çoi në zbulimin e një laboratori të përpunimit të køkainës në fshatin Frakull të Fierit. Burime të lapsi.al thanë se aksioni po koordinohet nga SPAK, policia shqiptare, DEA amerikane dhe policia malazeze.

Në vendin ku u zbulua laboratori kanë shkuar vetë efektivë të policisë malazeze. Kjo pasi një sasi e lëndës narkotike kishte hyrë nga porti i Tivarit. Droga u mbajt nën vëzhgim nga Mali i zi deri në Frakull të Fierit në Shqipëri. Sinjalizimi kishte ardhur më herët nga DEA.

Në shtëpinë e ish-kryeplakut, Viktor Çervanaku u gjetën rreth 200 thasë me pleh kimik. Dyshimet janë se mund të flitet për rreth 400 kg kokainë. Brenda tyre dushohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur armë dhe municione. Bëhet fjalë për 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte. Ish-kryeplaku i fshatit Frakull, Viktor Çervanaku u ndalua në Tiranë pasi tashmë jeton edhe në kryeqytet.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë. Dyshohet se ata bënin përpunimin e kokainës. Deri tani jozyrtarisht flitet për rreth 15 të arrestuar. 4 nga këta janë ndaluar në Tiranë. Arrestime për këtë çështje ka edhe në Mal të Zi. Ata kanë qenë për gati 3 muaj nën vëzhgim nga policia.

Në operacion gjatë këtyre 3 muajve thuhet se kanë qenë të angazhuar mbi 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar kamionë të policisë të cilët kanë bërë transportimin e thasëve nga Frakulla në Tiranë. Në kryeqytet ata do të analizohen për përbërjen e tyre. ©LAPSI.al

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/droga-.mp4"][/video]

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/vcompress_85.mp4"][/video]

LEXO EDHE: Kamionë për køkainën e Fierit/ 2 kolumbianë përpunonin mallin

Drøgë në Portin e Tivarit/ Disa të arrestuar, kontrolle në Tiranë

Laboratori në Fier/ Køkaina vinte nga Kolumbia

Të këshilluara

Albin Kurti qëllohet me qershi (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi. Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për tar...

19:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI