Flash

Kamionë për køkainën e Fierit/ 2 kolumbianë përpunonin mallin

Lapsi.al 24 November 2022
Kamionë për køkainën e Fierit/ 2 kolumbianë

Dalin detaje të reja nga laboratori i drøgës që u zbulua në një fshat të Fierit. Operacioni ishte bashkëpunim i DEA-s amerikane, policisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Siç duket edhe nga pamjet që lapsi.al ka siguruar nga fshati Fratar, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kamionë që kanë marrë thasët e mbushur me pleh kimik. Brenda të cilëve dyshohet se ishte përzierë kokaina.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/droga-.mp4"][/video]

Lënda është sjellë prej Fierit në Tiranë për t'u vlerësuar. Droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut. Ky i fundit punon aktualisht si drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Burime nga policia thanë se deri tani janë zbuluar rreth 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë. Ngarkesa kishte ardhur nga Kolumbia. Ajo ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin.

Të njëjtat burime thanë se të angazhuar kanë qenë mbi 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani kanë rënë në pranga rreth 15 persona. Mes tyre ka edhe porositës të drogës, transportues dhe përpunues. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO)

Drøgë në Portin e Tivarit/ Disa të arrestuar, kontrolle në Tiranë

Të këshilluara

Albin Kurti qëllohet me qershi (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi. Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për tar...

19:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI