Flash

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Katar 2022, botërori më i gjatë i historisë: dy orë e gjysëm shtesa në vetëm tre ditë

Lapsi.al 24 November 2022
Katar 2022, botërori më i gjatë i historisë: dy orë e

Dy orë e 25 minuta rikuperim 'zyrtar' në tre ditët e para të Botërorit. Një çmenduri, edhe pse në fakt kanë qenë edhe më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë shumë të vëmendshëm edhe për shtesë mbi shtesa. Nga Katari po vjen një sinjal shumë i qartë i pikës së kthesës të vendosur nga FIFA. Idea është të “shmangen ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç shpjegoi Pierluigi Collina pak ditë para fillimit. E tani tifozët, por mbi të gjitha lojtarët, duhet të mësohen me të.

Edhe ata që vrenjtën fytyrën në tetë minutat e kohës së shtuar, të lejuar në pjesën e dytë të Spanjë-Kosta Rika. E ekzagjeruar shtesa po të mendosh se rezultati ishte 7-0 për Furitë e Kuqe: “Dua të nënvizoj se festa e një goli është një moment gëzimi për një ekip, por jo për tjetrin. Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola në një pjesë loje, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet”, shpjegoi Collina.

Lexo më tej: Katar 2022/ Vendoset rekordi në Angli-Iran, 27 minuta shtesë: ja motivi për ndeshjen që zgjati 117 minuta

NDESHJET                          SHTESA PJ1          PJ2          TOT.

Katar-Ekuador                                5                      5                10

Angli-Iran                                       14                    10               24

Senegal-Holanda                            2                      9                11

SHBA -Uells                                    4                       9               13

Argjentina-Arabia Saudite           6                       8               14

Danimarka-Tunizia                       4                       6               10

Meksika-Polonia                             2                      7                9

Franca-Australia                             6                      7               13

Marok-Kroaci                                  2                      6                8

Gjermani-Japoni                            4                      7                11

Spanja-Kosta Rika                          5                      8               13

Belgjikë-Kanada                              5                      5               10

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI