Flash

Rama “mbron” Kurtin: S’jam dakord me sulmet ndaj tij

Lapsi.al 24 November 2022
Rama “mbron” Kurtin: S’jam dakord me sulmet ndaj tij
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas 24 orësh për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Kreu i qeverisë së Tiranës thotë se nuk është dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit që pasuan marrëveshjen. “S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!” – shkruan Rama në një postim në Twitter. Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin kanë pasur ulje – ngritjet e tyre. Së fundmi Rama ka tentuar shpesh që të afrojë Kurtin, por pa lënë mënjanë edhe kunjat për të. Kujtojmë lojën me mbylljen e syve në Berlin. ©LAPSI.al LEXO EDHE: Rama kap për fytyre Albin Kurtin në mes të Berlinit (VIDEO)

Kurti: Ku gabon Rama me “Ballkanin e Hapur”

Kurti zbulon çfarë i ka thënë Ramës për miqësinë me Serbinë

Pse doli Rama në krah të Albinit

Të këshilluara

Albin Kurti qëllohet me qershi (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi. Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për tar...

19:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI