Flash

Rezoluta e Parlamentit Europian: Rezerva të forta për “Ballkanin e hapur”

Lapsi.al 24 November 2022
Rezoluta e Parlamentit Europian: Rezerva të forta për “Ballkanin

Për herë të parë vjen një “shuplakë” e fortë nga institucionet europiane kundër nismës "Ballkani i hapur". Rezoluta të miratuar të mërkurën në Parlamentin Europian dhe që ka marrë 502 vota pro, 75 kundër dhe 62 abstenim shprehet hapur mosprani i nismës, iniciatore dhe frymëzuese e së cilës janë qeveritë e Tiranës, Beogradit dhe Shkupit.

Në rezolutën me 15 faqe që lapsi.al e disponon të plotë, europarlamentarët theksojnë se kanë “rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të Bashkimit Europian shprehen kaq hapur rezervat për nismën. Rezoluta kishte si qëllim përcaktimin e rregullave të strategjisë së re të zgjerimit dhe ishte hartuar nga eurodeputeti kroat Tonino Picula që i përket grupit Social dhe Demokrat.

LEXO EDHE: Berlin: Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

“Të rriten përpjekjet drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive, bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE të vendeve si dhe bashkëpunimi rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, fuqizimi ekonomik, konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet reformave strukturore dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal që është i pranueshëm për të gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe acquis të BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE.

Në këtë kontekst Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimin e marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale me certifikata.

Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur” – thuhet në rezolutë.

rezoluta

Rezoluta njohu rëndësinë e politikës së zgjerimit në dritën e rrethanave aktuale gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës, si dhe zvogëlimin e efektivitetit të politikës së zgjerimit "për shkak të dështimit të BE-së për të përmbushur premtimet e veta".

"Shuplakë" edhe për Serbinë

Por “shuplakë” nuk ka marrë vetëm Ballkani i hapur, por edhe Aleksandër Vuçiç për qëndrimin që Serbia mban ndaj Rusisë.

Rezoluta i bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të BE-së që çështjen e harmonizimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së ta konsiderojnë si prioritet në procesin e anëtarësimit. Ajo thekson se negociatat me Serbinë duhet të përparojnë “vetëm nëse vendi përafrohet me BE-në dhe u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat e lidhura me BE-në”.

Deputetët miratuan amendamentin në pjesën e rezolutës që lidhet me Serbinë, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të “rishqyrtojnë çdo fond dypalësh dhe të BE-së për Serbinë që do të përfitonte autoritetet serbe”.

Kjo i referohet në veçanti fondeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të Ballkanit Perëndimor “në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së”. Pas miratimit të saj, rezoluta tani paraqet qëndrimin zyrtar të Parlamentit Evropian ndaj zgjerimit. Edhe pse nuk është detyruese, rezoluta është një rekomandim zyrtar për Komisionin dhe Këshillin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI