Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Shaqiri udhëheq Zvicrën në debutim: Kameruni i beson portierit Onana e napoletani Anguissa

Lapsi.al 24 November 2022
Shaqiri udhëheq Zvicrën në debutim: Kameruni i beson portierit

Zvicra dhe Kameruni takohen për herë të parë në histori të enjten. Të dy kombëtaret nisin atë që mund të jetë një grup G shumë konkurrues. Zviceranët hyjnë në Kupën e Botës pas një çerekfinale të arritur në Euro 2020. Kameruni përfundoi i treti në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe do të mundohet ta thotë fjalën e tij në këtë grup ku dy të tjerët janë Brazili e Serbia.

ZVICRA

Pas katër turneve ndërkombëtarë radhazi, do të duhet pak për tu mësuar me idenë për të parë Zvicrën pa Vladmir Petkoviç në pankinë. Ish-trajneri i Schaffhausen, Murat Yakin udhëheq kombëtaren në një Kupë Bote për herë të parë. Gjërat për ish-futbollistin nuk duken keq, përsa i përket organikës. Portieri i Borussia Monchengladbach, Yann Sommer, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në tetor. Por numri 1 i Zvicrës luajti kundër Ganës javën e kaluar dhe duhet të jetë i disponueshëm nga fillimi. Shqetësimi i teknikut Yakin është se Sommer nuk është plotësisht në formë. Yjet e Premier League Manuel Akanji, Fabian Schar, Remo Freuler dhe Denis Zakaria duhet të prezantohen të gjithë në fushë. Besim i plotë i teknikut të ri të Zvicrës te Xherdan Shaqiri. Shqiptari i përfaqësueses helvete do t'i shtojë akoma paraqitje 109 ndeshjeve të tij me kombëtaren. Shaqiri duhet të luajë në krah të një Embolo impresionues përpara.

KAMERUNI

Kameruni, nga ana tjetër, ka vuajtur për të gjetur formën që pas Kupës së Kombeve të Afrikës. "Luanët" kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit: edhe ajo kundër Burundit të renditur në vendin e 141 të FIFA-s. Kameruni duket se ka një skuadër plotësisht të gatshme për ndeshjen. Edhe sulmuesi i Brentford, Bryan Mbuemo i është bashkuar radhëve ofensive të kamerunasve përpara startit të turneut. Mesfushori i Napolit, Andre-Frank Zambo Anguissa do të jetë një pikë forcë kyçe në mes të fushës. Pa harruar se edhe portieri i Inter, Andre Onana, ofron cilësi të nivelit të lartë mes shtyllave.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Sommer; Rodriguez, Akanji, Elvedi, Ëidmer; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Soë, Vargas; Embolo

Formacioni i mundshëm i Kamerunit:

Onana; Tolo, Castelletto, Nkoulou, Fai; Toko Ekambi, Hongla, Anguissa, Mbeumo; Aboubakar, Choupo-Moting

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI