Flash

Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili 'shtyp' Serbinë me dy gola e dy shtylla

Lapsi.al 24 November 2022
Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar:

Brazili mposhti Serbinë 2-0 dhe e filloi aventurën e tij në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas një pjese të parë me pak emocione, Seleçao rriti ritmin në pjesën e dytë dhe me Richarlison zgjidhi ndeshjen. Sulmuesi i Tottenham ishte më i dobëti në fushë deri në momentin e avantazhit. Pikërisht ai, në minutën e 62', zhbllokoi ndeshjen. Goli çliroi nga presioni sulmuesin e Tottenham, që dyfishoi epërsinë në minutën e 74-të me një gol spektakolar. Kontroll e akrobaci në zonë, në stilin Rivaldo dhe ndeshja nuk pati më histori. Për Brazilin edhe një shtyllë me Alex Sandro (60') dhe një traversë me Casemiro (81').

Tifozët brazilianë jashtë stadiumeve në Katar mund të jenë edhe të rremë, shumë ishin të Lindjes së Mesme, por talenti brenda fushës është autentik. Lusail i dërgon një mesazh botës: Brazili i Tite ka të drejtën e statusit të favoritit për Kupën e Botës. Ata mundën Serbinë 2-0, dy gola nga Richarlison, dhe kjo është pothuajse më e pakta. Më e rëndësishmja është se kanë mundur një Serbi shumë zhgënjyese në pjesën e dytë, por sidoqoftë konkrete, madje edhe e agonistike, duke mbajtur lart moralin e të gjithë lojtarëve më të rëndësishëm. Neymar pas një ore normale nisi aksionin e golit të parë. Vinicius goditi topin që çoi në 1-0 me konkluzionin e Richarlison dhe dhuroi asistin për të bërë 2-0. Richarlison thjesht shënoi një dygolësh dhe realizoi golin më të bukur të këtyre pesë ditëve të Botërorit. E të mendosh, deri në 0-0 ishte më i keqi në fushë. E vërtetë, por përballë bukurisë së golit, gjithçka zhduket.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI