Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Video/ Rudiger bën “fenomenin” e Gjermania humbet me Japoninë: interneti nuk e fal mbrojtësin gjerman

Lapsi.al 24 November 2022
Video/ Rudiger bën  “fenomenin” e Gjermania humbet me
Botërori duket të jetë plot surpriza. Pas humbjes së Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, e pëson edhe Gjermania. Panzerat përmbysen nga Japonia e trajnerit Hajime Moriyasu. Rezultati 2-1 në favor të japonezëve, falë golave të Gundogan me penallti dhe Doan e Asano për Japoninë. Gjermanët shpenzuan shumë në pjesën e pare, për t'u tejkaluar nga kundërshtarët edhe për nga dëshira dhe konkurrenca. E megjithatë shnjëestra ishte Rudiger. Dhe në retrospektivë, vrapimi tallës i Rudiger ndaj kundërshtarit kur ekipi i tij kryesonte 1-0 është bërë emblema e humbjes. Web-i, si zakonisht, nuk fal. Në avantazh në minutën e 33-të të pjesës së parë, Gjermania u duk se mund ta kontrollonte lehtësisht ndeshjen kundër Japonisë. Por kombëtarja e Flick nuk arriti të përfitonte nga rastet e krijuara në 60 minutat e para dhe u përmbys nga një kundërshtar luftarak. E të mendosh se gjermanët besonin se e kishin lojën në dorë, aq sa Antonio Rudiger “performoi” në një sprint qesharak, që kishte për qëllim të tallte kundërshtarin e tij. Ishte minuta e 64-të e ndeshjes kur Rudiger u përfshi në një garë sup më sup me sulmuesin japonez Asano. Superior në vrap, mbrojtësi gjerman, në vend të mbronte në mënyrë normale daljen e topit jashtë, kreu një vrapim të çuditshëm. Buzëqeshja e qendërmbrojtësit të Real Madrid pas “skenës” është emblematike. Një gjest që nuk u vlerësua aspak nga tifozët, të cilët e lëshuan kritika kundër tij pas disfatës gjermane.

KRITIKAT E RRJETEVE SOCIALE

“Shiko si vrapon, si nuk mund ta urresh?”, ka shkruar një përdorues. Një i dytë shtoi: "Ai donte të ishte fenomen, tani mund të shkojë në shtëpi"; “Gjermani-Japoni 1-2 88′ Asano. Karma ekziston”, gjykoi një tjetër. Për më tepër, Rudiger sigurisht që nuk ishte i patëmetë në të dy golat e shënuar nga japonezët…

Të këshilluara

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI