Flash

Si u zhduk në Ekuador "mbreti" shqiptar i køkainës

Lapsi.al 24 November 2022
Si u zhduk në Ekuador "mbreti" shqiptar i køkainës

Mbreti shqiptar i drøgës duket se është zhdukur nga burgu në Ekuador pasi u largua disa muaj më parë.

Dritan Rexhepi (42 vjeç), një nga trafikantët më famëkeq të kokainës në Evropë, u pa për herë të fundit në janar 2022 gjatë kontrollit të tij të detyrueshëm çdo dy javë me autoritetet e burgut në burgun Litoral.

Megjithatë, dokumentet gjyqësore raportuan se një ndryshim në adresën e shtëpisë së Rexhepit ishte autorizuar në shkurt, por kjo adresë e re nuk u zbulua.

Rexhepi u lirua përkohësisht nga autoritetet ekuadoriane në nëntor 2021, ku iu lejua të jetonte jashtë qytetit të Guayaquil me kusht që të raportonte në polici çdo dy javë.

Ai ishte gjithashtu i detyruar të mbante një pajisje gjurmuese, të përmbahej nga kryerja e krimeve dhe të qëndronte në vend deri në qershor 2027.

Rexhepi, i cili përdor edhe pseudonimet Mutaraj Lulezim dhe Edmir Kraja, u arratis nga një stacion policie shqiptare në vitin 2006 dhe nga burgjet italiane dhe belge në vitin 2011.

Të tre vendet aktualisht kanë urdhër ekstradimi ndaj tij. Ndërsa Rexhepi u arrestua gjithashtu për një seri grabitjesh bankash në 2011 në Spanjë. Kjo sipas një raportimi të gazetës spanjolle El Periodico.

Lexo më tej: Ekuadori: Shqiptarët do të hyjnë me viza për arsye sigurie 

Gjykata kombëtare e Ekuadorit ka vendosur më parë se shqiptari duhet të ekstradohet në vendin e origjinës. Por kjo, sapo të ketë kryer dënimin në Ekuador.

Në vitin 2014, ai u dënua me 13 vjet burg për trafik kokaine në Ekuador.

Ai fillimisht u mbajt në një burg në Guayaquil. Më pas u transferua në burgun Latacunga përpara se të transferohej në Litoral. Mësohet se ai kishte me vete në qeli një celular.

Prokurorët italianë pretendojnë se ndërsa Rexhepi ishte i ndaluar në këto burgje, ai vepronte si kreu i të ashtuquajturës Kompania Bello. Një kartel ky që përfshin 14 grupe të mëdha kriminale shqiptare. Këto janë në krye të tregtisë së kokainës në Evropë.

Vetëm në vitin 2016 dhe 2017, Rexhepi raportohet se ka trafikuar të paktën 5.9 ton kokainë nga Ekuadori në Evropë. Duke fituar kështu fitime të vlerësuara prej 140 milionë dollarë (135 milionë euro). Kjo shifër, sipas Balkan InSight, duke cituar dokumentet e gjykatës italiane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI