Flash

Aktorja e filmave për të rritur kandidon për PS-në italiane

Lapsi.al 25 November 2022
Aktorja e filmave për të rritur kandidon për PS-në italiane

Aktorja e filmave për të rritur Priscilla Salerno shpall kandidaturën e saj për presidencën e Rajonit të Lombardisë. Ajo ka vendosur të sfidojë emrat e partive të mëdha në këtë raroj të rëndëishëm të Italisë.

"Deri tani kam qenë një aktore dhe biznesmene. Nuk është se më ka shkuar papritur në mendje të kandidoj. Është një zgjedhje e peshuar. U bënë 6 muaj që e kam vendosur të garoj me Partinë Socialiste Italiane të Re. Tani të zyrtarizojmë kandidaturën” - shpjegoi 42-vjeçarja.

“Do të doja shumë të përballesha me Letizia Moratti sepse sigurisht që do të mësoja diçka më shumë. A duket absurde që një yll i filmave me “pullë të kuqe” dëshiron të jetë presidente e Lombardisë? Nuk është absurde. Cicciolina ishte një provokim i suksesshëm edhe me radikalët. Dhe u votua nga populli” – thotë ajo.

“Kam ide konkrete. Kam propozime serioze për Lombardinë. Para së gjithash jam sipërmarrëse në radhë të parë. Më pas kam zgjedhur një punë të caktuar. Vetëm në Itali kjo punë është e veçantë. Në Amerikë bukepjekja është njësoj me një aktore hardcore përderisa paguan taksat.

Unë jam katolike. Ndihem socialiste në të gjitha aspektet. Është parti qe nuk ka paragjykime. U jep merita atyre qe duhet. Bettino Craxi do të ishte krenar me mua. Nuk është provokim. Unë kam 6 vjet në politikë, luftoj për të drejtat e grave në sektorin social. Dua një ligj që i lejon gratë të mbrohet vërtet” – tha ajo në një intervistë për Telelombardia.

"Në Lombardi ka shumë gjëra për të ndryshuar, kriminaliteti, infrastruktura, përmirësimi i mirëqenies, shëndetësia, turizmi. Këta politikanë që kemi sot a marrin metronë? Unë marr metronë. Nuk kam shofer. Kam probleme që gjej parkim. Paguaj biletat e spitalit, shkoj në park dhe kam frikë nga hajdutët” – thotë ajo. ©LAPSI.al

Priscilla Salerno, la pornostar si candida per le regionali in Lombardia:  «Sono cattolica e socialista»

Chi è Priscilla Salerno, la pornostar che vuole sfidare Fontana e Moratti  in Lombardia - Secolo d'Italia

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI