Flash

Dy humbësit e Grupit A përplasen për mbijetesë: Katari ndryshon "fytyrë" ndaj Senegalit

Lapsi.al 25 November 2022
Dy humbësit e Grupit A përplasen për mbijetesë: Katari

Katari e Senegali humbën në debutim në Grupin A, për më tepër me performanca zhgënjyese. Kështu që ndeshja dytë, përplasja direkte, do të jetë vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim. Katari nuk dëshiron të barazojë rekordin negativ të Afrikës së Jugut e vetmja organizatore që nuk shkon në raundin tjetër të Kupës së Botës.

KATARI

Vendi organizator zhgënjeu në përballjen e parë ndaj Ekuador. Statistikat tregojnë se Katari ishte vendi i parë pritës që humbet ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Trajneri Felix Sanchez pretendoi se ekipi i tij ishte "nervoz". Tani, ai duhet të riformatojë skuadrën dhe ti ndryshojë "fytyrë" lojës së të tijve. Portieri i Katarit, Saad Al Sheeb dukej shumë i mefshtë në ndeshjen me Ekuadorin dhe të dy portierët rezervë janë prezantuar në portë në miqësoret para turneut. Nëse Sanchez vendos të bëjë një ndryshim, atëherë Meshaal Barsham është zgjedhja e parë. Ai është njeriu që priti penalltinë vendimtare në fitoren e tyre finale të Kupës Arabe, ndaj Egjiptit, në vitin 2021. Al Sheeb ishte një nga katër lojtarët e ndëshkuar të dielën, kështu që ata të gjithë rrezikojnë të pezullohen në ndeshjen e fundit kundër holandezëve. Me kartona të verdhë janë ndëshkuar edhe dyshja ofensive Ali dhe Afif, si dhe Karim Boudiaf. Kapiteni Hassan Al Haydos do të luajë ndeshjen e tij të 171-të për Katarin në mesfushë, si një nga pesë centurionët që pritet të startojë titullar.

SENEGALI

Sengali u mund në debutim nga Holanda me shifrat 2-0. Ndryshe nga Katari, përfaqësuesja afrikane ishte e aftë të sulmonte dhe madje në mbrojtje u treguan solidë. Senegal u dënua nga njeriu i tyre më përfaqësues: dy gabime të portierit Mendy i kushtuan humbjen afrikanëve. Mungesat e Mane dhe Famara Diediu, golashënuesi më i mirë në kualifikueset e fundit, peshojnë shumë, por tekniku Aliou Cisse ka bindjen se golat do të vijnë. Senegali ka bërë të ditur se Abdou Diallo është mirë për t'u rikthyer menjëherë në stërvitje. Lojtari, pavarësisht se u largua me ngërçe muskulore kundër Holandës, do të jetë në fushë. Ky do të jetë një lehtësim pasi Diallo ka luajtur si mbrojtës i majtë i improvizuar, duke pasur parasysh dëmtimin e Fode Ballo-Toure. Megjithatë, Cheikhou Kouyate nuk është aq me fat, pasi mesfushori i Nottingham Forest ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të humbasë këtë ndeshje. Thuhet se Edouard Mendy mund të ulet në pankinë, pas shfaqjes së tij horror të hënën. Seny Dieng i Queens Park Rangers mezi pret për të zënë vendin e tij.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Holanda nuk shkëlqen, por fiton në limite ndaj Senegal falë Gakpo dhe Klaassen

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Katar:

Barsham; Pedro Miguel, Khoukhi, Salman, A Hassan, Ahmed; Al Haydos, Boudiaf, Hatem; Ali, Afif

Formacioni i mundshëm i Senegal:

Dieng; Sabaly, Koulibaly, Cisse, Diallo; I Gueye, N Mendy; Ndiaye, I Sarr, Diatta, Dia

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI