Flash

FOTO/ Protesta luksoze e Harry Kane: në Katar me Rolex "ylber" prej 650 mijë dollarësh

Lapsi.al 25 November 2022
FOTO/ Protesta luksoze e Harry Kane: në Katar me Rolex "ylber"

Harry Kane ka gjetur një mënyrë për të vazhduar çështjen e rebelimit për të drejtat e homoseksualëve me një "Rolex ylber". Anglezi, si një britanik tipik, ka gjetur mënyrën të protestojë. E gjitha kjo, pavarësisht ndalimit të FIFA-s për të mbajtur shiritin "One Love". Institucioni që drejton futbollin botëror në fakt ndaloi kapitenët e kombëtareve të mbanin në krah shiritin ylber, në fushë, në Kupën e Botës 2022. Kane, në këtë pikë, ka zgjedhur një mënyrë shumë të shtrenjtë për ta bërë këtë. Kapiteni i Anglisë në fakt u përjetësua në një foto të BBC, me një orë "Rolex ylber" shumë të rrallë.

Lexo më tej:Gjermania mbetet vetëm në protest, Hazard: “Më mirë të mendonin për të fituar”

Ekzemplari "Rolex ylber" është punuar me ar rozë 18K, Daytona "Rainboë". Modeli është rrethuar me 36 safirë ylber të prerë në kornizë. Përvec kësaj janë 56 diamante me prerje brilante në kasë dhe njëmbëdhjetë safirë ylber të prerë në akrepa si shënues të orës. Çmimi i listës, është 135,000 dollarë, por që menjëherë shkon në 650,000 mes të apasionuarve.

Një tjetër mënyrë protestimi brenda rregullave, pas asaj të Gjermanisë. Lojtarët e kombëtares gjermane, në foton klasike rituale, para ndeshjes me Japoninë, kanë vendosur dorën te goja në shenjë proteste. Një mbyllje goje, ishte ideja e shprehur me gjestin e bërë nga Panzerat para fillimit të ndeshjes. Neuer, në fakt, u detyrua të hiqte dorë nga mbajtja e shiritit të kapitenit me ngjyrat e ylberit, kushtuar komunitetit LGBTQ. FIFA ndaloi shiritin One Love. Ata paralajmëruan se kushdo që do të dilte jashtë uniformave zyrtare do të ndëshkohej me karton të verdhë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI