Flash

Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi kritikon nismën Ballkani i Hapur

Lapsi.al 25 November 2022
Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi kritikon

Analiza ministrore e botuar të premten thotë se nisma e udhëhequr nga Serbia nuk është mjaft transparente, mbështetet në ‘marrëdhëniet e liderëve karizmatikë - dhe nuk ka dhënë rezultate të dukshme.

Nga Samir Kajoseviç-BIRN

Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi kritikoi nismën rajonale të Ballkanit të Hapur në një analizë të botuar të premten, duke thënë se projekti nuk është transparent dhe mbështetet shumë në marrëdhëniet e mira të ‘liderëve karizmatikë’.

Nisma Rajonale e Ballkanit të Hapur, e kryesuar nga Serbia dhe e bashkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, është kundërshtuar nga Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, disa prej të cilëve e shohin atë si një zëvendësues të padëshirueshëm dhe shpërqendrim nga integrimi evropian.

‘Projekti nuk ka një udhërrëfyes, strategji, kornizë institucionale, as marrëveshje që garanton një marrëdhënie dhe pozicion të barabartë të vendeve pjesëmarrëse në të… Ai mbështetet në marrëdhëniet e liderëve karizmatikë dhe procedura midis samiteve të nivelit të lartë nuk është mjaft transparente’, thuhet në analizë.

Në një samit në vitin 2019, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u zotuan të punojnë së bashku për këtë nismë. Ata ftuan edhe vendet e tjera të Ballkanit të bashkohen, por Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kanë bërë këtë.

Bosnja dhe Mali i Zi kanë thënë të dyja se nuk shohin përfitime të veçanta nga kjo, pasi lehtësimi i udhëtimit dhe tregtisë tashmë mbulohet nga marrëveshja më e gjerë tregtare CEFTA ndërmjet vendeve në Evropën Juglindore, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të preferonte një version të përmirësuar i marrëveshjes CEFTA.

Në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, Maqedoni e Veriut, më 8 qershor, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se ai e shikonte nismën në mënyrë të favorshme, por së pari do të duhej të peshonte të gjitha përfitimet me kabinetin e tij përpara se të merrte ndonjë vendim.

Më 19 qershor, Ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviç njoftoi se qeveria do të formojë një komision për të analizuar nismën. Por Maroviç dha dorëheqjen të premten, duke thënë se tensionet politike në Mal të Zi po bllokonin reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE.

Në analizë, ministria paralajmëroi gjithashtu se nismat për heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Ballkanit mund të jenë të rrezikshme, duke ndihmuar ndoshta aktivitetet e krimit të organizuar në rajon. Ministria tha se nismës i mungojnë ende rezultatet konkrete që tregojnë suksesin e hapave të ndërmarrë deri tani.

Më 24 nëntor, zëvendëskryeministri në largim Vladimir Jokoviç tha se Mali i Zi mund të nënshkruajë një marrëveshje për t’u bashkuar me nismën e Ballkanit të Hapur. Por më vonë, më 25 nëntor, kryeministri në largim Abazoviç tha se qeveria, në fakt, nuk kishte diskutuar për t’iu bashkuar nismës.

‘Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mendoj se ka shumë manipulime politike për këtë temë mes partive politike’, tha Abazoviç.

Partitë opozitare e kundërshtojnë fuqimisht bashkimin me këtë nismë, duke këmbëngulur që Mali i Zi duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit në BE, ndërsa partitë pro-serbe në qeveri dhe Alternativa Shqiptare e mbështesin atë si një mënyrë për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

Arrestime në Tiranë, policia jep detajet

Policia në Tiranë ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ka dhe të shpallur në kërkim për vjedhje apo dhe dhunë në familje. ...

15:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI