Flash

Policia nuk i jep leje PD për protestën e 6 dhjetorit

Lapsi.al 25 November 2022
Policia nuk i jep leje PD për protestën e 6 dhjetorit

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të mbajtur një protestë më 6 dhjetor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një shkresë që drejtori i policisë së kryeqytetit i ka dërguar selisë blu thotë se shkak është samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në të njëjtën datë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika i thotë përfaqësuesit të PD-së, Ervin Minarolli se tubimi do të cenonte sigurinë kombëtare. Policia i sugjeron PD-së që të mbajë tubimin në një vend tjetër alternativ, jashtë këtij perimetri të sigurisë të caktuar.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë.

Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes "a", neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 "Per Tubimet", neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", - përfundon letra e Lorenc Panganikës. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mbërrin në Polici kërkesa e PD, mësohet vendi dhe kohëzgjatja e protestës së 6 dhjetorit

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI