Flash

Presidenti Macron nën hetim nga prokuroria franceze

Lapsi.al 25 November 2022
Presidenti Macron nën hetim nga prokuroria franceze

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën hetim për akuzat e "favorizimit" dhe "financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të 2017". Lajmin e bujshëm e ka dhënë e përditshmja franceze “Le Parisien”. Hetimet po ndiqen nga prokurori kombëtar financiar dhe fokusohen në lidhjet midis kreut të Elizesë dhe firmës konsulente “McKinsey”.

“Le Parisien” flet për financime të dyshuara të paligjshme në fushatat presidenciale që e çuan atë në Elysee në 2017 dhe 2022. Macron akuzohet edhe për atribuimin e disa kontratave publike ndaj së njëjtës kompani.

Në një njoftim të bërë, Prokuroria Kombëtare Financiare Franceze (Pnf) nuk e përmend emrin e Macron, por thotë se ka hapur dy dosje gjyqësore në fund të tetorit në lidhje me "kushtet e ndërhyrjes së zyrave të konsulencës në fushatat elektorale franceze të 2017 dhe 2022" si dhe për dyshimet e lidhura me të për "favorizim". Njoftimi u publikua nga zyrat e prokurorit publik, Jean-François Bohnert.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, kritikat ndaj Macron u shumëfishuan. Veçanërisht në lidhje me kontratat e lidhura në 5 vitet e fundit midis shtetit dhe kompanive private të konsulencës, siç është amerikania “McKinsey”.

Më 17 mars, Senati zbuloi një prokurim shtetëror për këtë firmë private konsulence që ishte dyfishuar nga viti 2018 deri në 2021. Prokurimi arriti një rekord prej më shumë se 1 miliard dollarë në 2021. “McKinsey” ishte firma private e konsulencës më e kërkuar nga autoritetet franceze gjatë pandemisë. Raporti i senatorëve ka ngritur kritika të ashpra për përdorimin e fondeve publike. Opozita ka kërkuar një hetim për çdo favorizim ndaj shumëkombëshes amerikane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI