Flash

Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe nëse fiton Rusia

Lapsi.al 25 November 2022
Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe nëse fiton Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, përpara takimit të ministrave të jashtëm në Rumani javën e ardhshme, sipas The Guardian.

Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se do të rrisë ndihmën për të luftuar kundër forcave ruse.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne nuk do të tërhiqemi. Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës,” tha ai.

Ai shtoi se nuk do të kishte “paqe të qëndrueshme” nëse fiton Rusia dhe gjithashtu tha se Finlanda dhe Suedia duhet të mirëpriten si anëtarë të plota të  aleancës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI