Flash

Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Lapsi.al 25 November 2022
Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do
Lajmet nga infermieria e komplikojnë jashtë mase Kupën e Botës për Brazilin. Goditja mbi aspiratat e Selecao për të fituar titullin e 6 është rezultat i testeve të Neymar pas ndrydhjes së kaviljes. O’Ney është dëmtuar në ndeshjen e parë kundër Serbisë, i trajtuar ashpërsisht gjatë gjithë ndeshjes nga kundërshtarët. Tite nuk do të jetë në gjendje të ketë yllin e PSG-së të paktën deri në 1/8. Por sipas shtypit brazilian, portali uol.com.br në krye, rreziku është që ylli i Seleçaos të "humbë" gjithë turneun. Të njëjtat kohë rikuperimi, sipas raportimeve, për mbrojtësin e Juventusit, Danilo. Edhe mbrojtësi i djathtë doli nga ndeshja e parë e Brazilit me të njëjtin lloj dëmtimi. Sulmuesi i Tottenhamit Richarlison drejtoi Brazilin drejt fitores me Serbinë, falë një dygolëshi. Goli i dytë i Richarlison është edhe kandidati për golin më të mirë të turneut. Sot Neymar dhe Danilo iu nënshtruan seancave të fizioterapisë. Precedentët e Neymar, dëmtime të shumta në kavilje, imponojnë kujdesin maksimal. Neymar ishte bërë i gjallë natën e kaluar në Doha, me një postim në Instagram pas fitores 2-0 ndaj Serbisë: "Ishte një ndeshje e vështirë, por ishte e rëndësishme të fitonim. Urime skuadrës. Hapi i parë është hedhur, kanë mbetur edhe gjashtë”. Të hënën kundër Zvicrës, në vend të Neymar, Rodrygo do të kandidojë për një fanellë titullari. E seria e errët për Brazilin mund të mos ketë mbaruar me kaq. Në stërvitjen e sotme, Antony u desh të ndalonte para kohe. Priten detaje të mëtejshme për shkaqet e ndalimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI