Flash

Ushtria ruse ka vrarē 440 fëmijë në Ukrainë

Lapsi.al 25 November 2022
Ushtria ruse ka vrarē 440 fëmijë në Ukrainë

Që nga fillimi i agresionit të armatosur në shkallë të plotë, ushtria ruse ka vrarë 440 fëmijë dhe ka plagosur 847 të tjerë në Ukrainë.

“Gjatë nëntë muajve të agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Federatës Ruse, 1287 fëmijë u prekën në Ukrainë. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga prokurorët për të mitur deri më 24 nëntor, 440 fëmijë u vranë dhe më shumë se 847 morën lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”. Kështu thuhet në raport.

Vihet re se këto shifra nuk janë përfundimtare. Kjo, pasi po punohet në zonat e luftimeve aktive. Si dhe në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht.

Shumica e fëmijëve u prekën në rajonin Donetsk 424. Rajonin e Kharkiv 266. Rajonin e Kievit 117. Rajonin e Mykolaiv 77. Rajonin Chernihiv 68. Rajonin Luhansk 64. Rajonin Kherson 67. Rajonin Zaporizhzhia 76 dhe rajonin Dnipropetrovsk 3.

Më 23 nëntor, një vajzë vdiq në sulmet me raketa të Rusisë në qytetin e Kievit. Një vajzë 17-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Një djalë 13-vjeçar, i plagosur rëndë nga një predhë ruse që goditi një makinë në fshatin Antonivka, rajoni Kherson, ka ndërruar jetë dje në spital.

Më 23 nëntor, gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 16 vjeç u plagosën në sulmet me raketa të armikut në qytetin Vyshhorod, rajoni i Kievit.

Përveç kësaj, sulmet e rregullta ajrore dhe granatimet e infrastrukturës civile dhe zonave të banuara nga forcat e armatosura ruse dëmtuan 2719 institucione arsimore. Nga të cilat 332 u shkatërruan plotësisht.

Lexo më tej: Çmim tavan për naftën ruse? Biden: Po vazhdojnë bisedimet 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI