Flash

Australia kërkon të përsërisë 2018-ën: Tunizia ëndërron 1/8 për herë të parë në histori

Lapsi.al 26 November 2022
Australia kërkon të përsërisë 2018-ën: Tunizia

Australia do të mundohet të rimarrë veten nga humbja e rëndë ndaj Francës, kur të vazhdojë fushatën e tyre në Grupin D. Australianët për të shpresuar në një kualifikim në Kupën e Botës, duhet të fitojnë me çdo kusht kundër Tunizisë. Socceroos pësuan një humbje 4-1 ndaj Francës, debutim. Tunizia, ndërkohë, vjen në përballje me një pikë më shumë. Afrikanët vijnë nga një barazim pa gola me Danimarkën, në ndeshjen e tyre të parë të turneut 2022.

TUNIZIA

Tunizia po garon në finalet e Kupës së Botës për herë të gjashtë në historinë e saj. Afrikanët po kërkon të kalojnë për herë të parë në raundin eliminator të kompeticionit. Tunizia nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje në grup gjatë turneve të vitit 1998, 2002 dhe 2006. Gjërat shkuan dicka më mirë në 2018, kur ata arritën të marrin një fitore në Rusi. Edhe në Katar ata kanë bërë një fillim pozitiv të turnet, duke frenuar një Danimarkë të talentuar, në një barazim pa gola. Ndeshja e fundit dhe më e vështira e Tunizisë në grup do të jetë kundër Francës të mërkurën e ardhshme. Kështu që shanset e tyre për t'u kualifikuar në raundin eliminator mund të varen kryesisht nga rezultati i tyre kundër Australisë.

Skuadra e Jalel Kadri mundi Malin në raundin e tretë kualifikues për të kaluar në finalen e Kupës së Botës. Tunizia, në fakt, nuk ka humbur asnjë ndeshje konkurruese që nga janari. Performanca e Tunizisë kundër Danimarkës me siguri do t'i ketë dhënë atyre mjaft inkurajim përpara kësaj ndeshje. Nuk janë fare të panjohur dy skuadrat, duke qenë se ajo kundër Australisë do të jetë përballja e tretë. Takimi i tyre i vetëm konkurrues është fiksuar në Kupën e Konfederatave në qershor 2005, ku Tunizia triumfoi 2 -0.

AUSTRALIA

Australia, siç u përmend, do të hyjë në këtë ndeshje pas humbjes 4-1 ndaj kampionëve të botës, Francës. Pokeri i Gjelave i ka lënë tashmë Socceros në një pozicion të vështirë në Grupin D. Australia kaloi në epërsi ndaj ekipit të Didier Deschamps në minutën e nëntë me Craig Goodëin. Franca reagoi dhe shënoi katër herë me Adrien Rabiot, Olivier Giroud (dy) dhe Kylian Mbappe. Rezultati e la Australinë në fund të grupit. Për të siguruar vendin e tyre në Kupën e Botës 2022, skuadra e Graham Arnold mundi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas Perunë me penallti. Më pas, ata mposhtën Zelandën e Re në dy miqësore në fund të shtatorit, për të konfirmuar formën.

Lexo më tej: Video/ Franca është një spektakël: Australia gënjen veten, pastaj Giroud, Rabiot e Mbappé fiksojnë pokerin

Formë që nuk u shfaq kundër Bleus. Australia ka qenë e pranishme në secilin nga pesë Botërorët e fundit. Ata janë eliminuar në fazën e grupeve në tre pjesëmarrjet e fundit, duke fituar vetëm një herë në proces. Kombëtarja australiane arriti në raundin e 1/8 në vitin 2006, kur u rendit e dyta në Grupin F pas Brazilit. Pastaj u dorëzuan 1-0 ndaj Italisë në raundin e parë me eliminim direkt, por do të donin ta provonin edhe njëherë. Vetëm se për ta bërë duhet të mposhtin Tunizinë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Tunizisë:

Dahmen; Bronn, Meriah, Talbi; Drager, Skhiri, Laidouni, Abdi; Khazri, Jebali, Msakni

Formacioni i mundshëm i Australisë:

Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; Leckie, Irvine, McGree, Goodwin; Duke

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI