Flash

"Gjermani na ngjan, të bindur te fitorja": Luis Enrique gati të eliminojë Panzerat nga Botërori

Lapsi.al 26 November 2022
"Gjermani na ngjan, të bindur te fitorja": Luis Enrique gati

Një ndeshje që do të thotë jashtë ose brenda për Gjermaninë. 90 minuta që janë sigurim i vendit të parë në Grupin E, ose vuajtje deri ditën e fundit për Spanjën. Sfida duhej të përjetohej ndryshe të paktën nga Panzerat, por pikërisht dështimi me Japoninë i ka bërë ata një bishë të plagosur. Gjithësesi, Luis Enrique nuk ka ndërmend të ndryshojë lojën e iberikëve: "Ndryshime? Varet nga loja. Bëj atë që mendoj se është më mirë për skuadrën. Varet nga forma e lojtarëve. Janë të gjithë mirë. E njoh shumë mirë trajnerin e Gjermanisë, është një teknik i sukesesit. Një Gjermani e tillë mund të jetë shumë më e rrezikshme. Në fund duhet të bëjmë ndeshjen që na intereson e nëse ia dalim mund të bëjmë një rezultat të mirë".

Lexo më tej: Video/ Spanja e ekzagjeron: 7 gola Kosta Rikës! Ferran e Gavi njerëzit e kopertinës

Tekniku i Spanjës, Luis Enrique, në vigjilje të sfidës kundër Gjermanisë e ka të qartë se do të përballen dy kombëtare të ngjashme. "Në fillim ishte shumë e rëndësishme të ulnim tensionin emotiv. Në këtë rast është ndryshe, kryesojmë me Japoninë. Nga aty duhet të shohësh moralin e cdo lojtari. Motivimi se luan kundër një kundërshtari të këtij niveli janë stimuj shumë pozitivë", shtoi ai. "Gjermania luan gjithnjë në sulm, duke kërkuar të bëjë presing në fushën kundërshtare, duke kërkuar të ketë topin. Është skuadra që na ngjan më shumë e për këtë është një sfidë për ne".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI