Flash

Katar 2022, vazhdon lufta e Gjermanisë me FIFA-n: Flick i vetëm në konferencën për shtyp, gati gjoba

Lapsi.al 26 November 2022
Katar 2022, vazhdon lufta e Gjermanisë me FIFA-n: Flick i vetëm

Lufta mes FIFA-s dhe Gjermanisë në Kupën e Botës 2022 nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës, trajneri gjerman Hansi Flick vendosi të dalë i vetëm në konferencën për shtyp. Një shkelje e hapur e rregullores, që kërkon edhe praninë e një lojtari. Në bazë të vendimit të ish-trajnerit të Bayern Mynih ka qenë dëshira për t'i kursyer lojtarëve të tij udhëtimin nga selia e Mannschaft te Media Center në Doha, ku zhvillohen të gjitha takimet me gazetarët. Gjoba për federatën duket sidoqoftë e garantuar.

Gjermania, për më tepër, kishte kërkuar që konferencën për shtyp ta zhvillonte në kampin e tyre bazë. Një kërkesë që lidhet me faktin se selia e gjermanëve është më larg nga kryeqyteti i Katarit. Por FIFA e kishte refuzuar lejen. "Është një udhëtim prej tre orësh mes vajtjes e kthimit - shpjegoi Flick në hapjen e konferencës -. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër, kështu që i thashë FIFA-s se do të vija vetëm".

Lexo më tej: “Gjermani na ngjan, të bindur te fitorja”: Luis Enrique gati të eliminojë Panzerat nga Botërori

Episodi zhvillohet në kuadrin e një klime tashmë mjaft të tensionuar mes federatës ndërkombëtare dhe asaj gjermane. Gjithcka nisi me historinë e ndalimit të mbajtjes së shiritit ylber dhe protestës pasuese të lojtarëve të Flick, përpara ndeshjes hapëse kundër Japonisë. Për Müller dhe shokët e tij, ndeshja kundër Spanjës rrezikon të jetë tashmë një ndeshje për brenda ose jashtë, pas humbjes së papritur ndaj djemve të Moriyasu.

PËRPLASJE PËR JASHTË OSE BRENDA

Dy peshat e rënda të Europës e kanë nisur fushatën e tyre të Kupës së Botës në të kundërt, duke e bërë përplasjen e stadiumit Al Bayt vendimtare. Panzerat nuk kanë fituar një përballje konkurruese kundër La Roja që nga një suksesi 2-0 në Euro 1988. Sidoqoftë, Gjermania duhet të mundë Spanjën nëse dëshiron të shmangë eliminimin e dytë radhazi në grupet e Kupës së Botës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI