Flash

Mashtrim i madh vietnamez: 40 mijë “gjeni” kanë parë një ndeshje videogame, duke menduar se ishte Gjermani-Japoni

Lapsi.al 26 November 2022
Mashtrim i madh vietnamez: 40 mijë “gjeni” kanë parë

Kupa e Botës është turneu i të gjithëve, një nga ato ngjarje që bashkon tifozët nga e gjithë bota. Ai lloj kompeticioni që i ngjit para ekraneve për të ndjekur ndeshjet edhe nëse kombëtarja e tyre nuk është e pranishme. Këtë e dinë më mirë tifozët e kombëtareve të vogla futbollistike, siç jemi edhe ne shqiptarët. Ata kurrë nuk kanë mundur të shohin flamurin e tyre, duke u valëvitur në ngjarjen më të madhe të futbollit në planet. E sërish janë gati të mbështesin skuadrën e tyre të preferuar. Megjithatë, ndodh gjithashtu që, kur vendi ku jeton nuk i ka blerë të drejtat, njerëzit vërshojnë në internet. Futen në kërkim të transmetimit pak a shumë të ligjshëm, e ndonjëherë hasin një mashtrim të vërtetë…

Në Vietnam, asnjë televizion nuk ka fituar të drejtat për të transmetuar ndeshjet e Katar 2022. E shumë tifozë kanë kërkuar në internet mënyra për ta parë. Shumë prej tyre gjetën një video në YouTube që dukej se shfaqte drejtpërdrejt ndeshjen Gjermani-Japoni. Dukej, sepse në realitet ajo që po transmetohej ishte thjesht një ndeshje e videolojës së famshme Fifa23. Ky mashtrim është treguar nga gazeta vietnameze VNExpress. Ajo ka shpjeguar se mbi 40 mijë përdorues janë futur në atë kanal të platformës së njohur të transmetimit.

REAGIMET E TË MASHTRUARVE

Shikuesit nuk e kuptuan menjëherë se ajo që po shihnin ishte një ndeshje e rreme. Kjo, edhe për faktin se rezolucioni i videos nuk ishte ai më i miri: "Mu deshën disa minuta për të kuptuar se videoja nuk ishte ajo që pretendohej të ishte”, shpjegoi një nga 40 mijë përdoruesit. “Unë e kuptova se ishin imazhe të Fifa23 vetëm kur lexova komentet e tjera. Pastaj pashë mirë pamjet nga afër të lojtarëve”. Ai që ka postuar videon e rreme ndoshta është ende duke qeshur: “Teorikisht, me ndeshjet e futbollit që zgjasin me orë të tëra, një pronar kanali mund të bëjë qindra dollarë në këtë mënyrë”. Kush e di nëse të paktën aty, Gjermania do të ketë arritur të fitojë …

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI