Flash

Mbappe, dygolëshi që e futi në historinë e Botërorëve: barazoi brazilianin Pelé

Lapsi.al 26 November 2022
Mbappe, dygolëshi që e futi në historinë e

Një dygolësh i Kylian Mbappe e dërgoi Francën në fazën e 1/8 në Katar 2022. Skuadra e Deschamps është e para e kualifikuar në Botëror, por dygolëshi i djaloshit të artë të PSG, kontribuon edhe në shkrimin e rekordeve të reja. Mbappé nënshkroi suksesin kundër Danimarkës dhe përmbushi tre arritje personale.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Mbappe tërheq Francën, skuadra e parë në 1/8 pas fitores 2-1 me danezët

Para së gjithash, ai arriti të barazojë një rekord të mbajtur deri më tani vetëm nga Pelé. Ashtu si O'Rei, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar 7 gola në Kupën e Botës para se të mbushë 24 vjeç. Shtatë golat gjithashtu lejuan Mbappé të barazojë Lionel Messin, duke qenë madje superior. Argjentinasi i shënoi në 20 ndeshje, kundër 9 të francezit në Kupën e Botës. Sulmuesi i Francës ka lënë pas ish-sulmuesin e Gjelave Thierry Henry (6) në renditjen e shënuesve të të gjitha kohërave të Francës. Mbappe është tani vetëm pas Just Fontaine në kuotën 13.

Sulmuesi i Francës ishte autori i të dy golave të shënuar nga të besuarit e Deschamps përballë Danimarkës. Në ndeshjen e dytë të Grupit, Mbappe hapi serinë e golave me një kombinim fantastik me Theo Hernandez. Pas barazimit të danezëve me Christensen, ishte përsëri Mbappe që shënoi avantazhin e dytë dhe përfundimtar të Francës. Me dy golat e shënuar kundër skandinavëve, Mbappe shkon në kuotën 3 në Katar 2022. Francezi  udhëheq kështu renditjen e golashënuesve për Këpucën e Artë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI