Flash

Video / Katar 2022: Australia, fitore e vuajtur: Duke mposht Tunizinë dhe mban me shpresë australianët

Lapsi.al 26 November 2022
Video / Katar 2022: Australia, fitore e vuajtur: Duke mposht Tunizinë dhe

U mund në debutim nga Franca, pavarësisht një pjese të parë të shkëlqyer, por Australia hakmerret ndaj Tunizisë. Socceroos fitojnë 1-0 në Al-Janoub. Goli vendimtar arrin në minutën e 23-të dhe mban firmën e Mitchell Duke. Rrethimi i Tunizisë, i cili dominon në pjesën e dytë, nuk jep fryt. Gjithçka ndalet nga muri i ngritur nga Souttar dhe shokët e tij. Kështu rihapet gara kualifikuese, në pritje të Danimarkë-Francë.

Duke i dhuron fitoren Australiasë

Tunizia e nis mirë takimin duke dominuar fushën. Në të 20′ skuadra e Kadri niset në një kundërsulm të frikshëm, por pa arritur të konkretizojë. Gjithsesi goli i buzëqesh skuadrës së Graham Arnold. Në minutën e 23'-të australianët kundërsulmojnë saktë dhe shënojnë me Duke që finalizon me kokë pas krosit në zonë. Më pas shoku i tij i skuadrës Irvin tenton të dyfishojë rezultatin në të 33-ën, pa sukses. Rasti tjetër për Tunizinë vjen në minutën e 45'-të me Drager që gjuan me të djathtën brenda zonës, por ndalet nga Souttar. Një tjetër kombinim i bukur mes Jebali që gjen në qendër të zonës Msakni i cili nuk ia del të inkuadrojë portën në të 48'-ën. Dhe me rezultatin 1-0 Daniel Siebert vërshëllen për mbylljen e pjesës së parë.

Momenti i parë për t'u evidentuar në pjesën e dytë, vjen në minutën e 66'-të. Tunizia proteston për një rast për penallti për prekje të topit me dorë, por arbitri kryesor vijon lojën. Pavarësisht rezultatit negativ, dhurojnë spektakël tifozët tunizianë që nuk ndalin asnjë moment të mbështesin djemtë e tyre. Drithërima për tunizianët në minutën e 70', të cilët mund të ishin ndëshkuar nga goli i dytë. Mclaren kroson ulët në të majtë për tek Leckie i cili del huq për shumë pak. Australia rrezikon sërish me Mooy në të 74'-ën që godet nga distanca , por topi shkon fare pranë traversës. Në minutat e mbetura rrethimi tunizian vazhdoi ndaj murit të ngritur nga Souttar me shokë. Gjithsesi asgjë nuk ndryshoi edhe në 6 minutat e shtesës me Australianë që buzëqesh. Një gol i Duke dhe një fitore e çmuar, e cila rihapi garën kualifikuese.

Lexo më shumë: Australia kërkon të përsërisë 2018-ën: Tunizia ëndërron 1/8 për herë të parë në histori

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI