Flash

Video/ Messi e Fernandez shkundin Argjentinën: mposhtet Meksika e 1/8 në shënjestër

Lapsi.al 26 November 2022
Video/ Messi e Fernandez shkundin Argjentinën: mposhtet Meksika e 1/8

Argjentina ringre kokën në Kupën e Botës 2022. Pas gabimit të bujshëm me Arabinë Saudite në debutimin e tyre, skuadra e Scaloni mposht Meksikën 2-0. Albiceleste rikthehet kështu në rrugën e duhur për të fituar një vend në raundin e 16 më të mirëve. Me shumë agresivitet dhe pak saktësi, pjesa e parë në stadiumin Lusail u mbyll pa asnjë goditje në portë nga Argjentina. Më pas në pjesën e dytë Messi (64') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me të majtën nga distanca. Tre minuta nga fundi, Fernandez (87') e vendos rezultatin në kasafortë me një të djathtë të harkuar.

Leo Messi ringjalli Argjentinën dhe e vendosi kombëtaren e tij në rrugën drejt raundit të 1/8. Seleccion tani duhet të fitojë kualifikimin për në raundin tjetër kundër Polonisë të mërkurën. Fitorja 2-0 kundër Meksikës i largoi fantazmat që rrinin pezull mbi kokat e të besuarve të Scaloni pas humbjes kundër Arabisë Saudite. Merita është e gjitha e yllit të PSG-së që nxori nga balta e 0-0 skuadrën bardhekaltër. Argjentina është ai, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili i shërbeu edhe Enzo Fernandez topin për të bërë 2-0. Më shumë se kaq...

Lexo më tej: Video/ Szczesny heroi i Polonisë, Lewandowski goli i parë në një Botëror: 2-0 ndaj Arabisë Saudite e lojërat të hapura

Sa i përket Messit, goli kundër Meksikës është i teti në një kampionat botëror. Pleshti barazon kështu Diego Armando Maradona, vetëm një ditë pas përvjetorit të dytë të vdekjes së Pibe de Oro. Me fanellën e Argjentinës tani vetëm Batistuta është përpara tij, në vendin e parë, me dhjetë gola të shënuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI