Flash

Arabia e çmendur pas Cristiano Ronaldo, 216 milionë euro për 3 vjet: vendimi final i takon CR7

Lapsi.al 27 November 2022
Arabia e çmendur pas Cristiano Ronaldo, 216 milionë euro për 3

Në Arabinë Saudite e kanë seriozisht për Cristiano Ronaldon. Al Nassr, një nga klubet më të rëndësishme në vend, ka dalë hapur për fenomenin portugez. Propozimi i klubit arab është kontratë trevjeçare me një vlerë totale prej 216 milionë eurosh. Al Nassr shpreson se pas turneut Ronaldo do të jetë i etur për aventura të reja. E pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e tij, burime pranë klubit thonë se interesi i tyre është "më i fortë se kurrë". Falë kontakteve të bëra gjatë verës, besohet se bisedimet janë në një fazë të avancuar. Megjithatë, fjala e fundit i takon CR7. Nëse ai vendos të pranojë ofertën, burime të CBS Sports thanë se akordi nuk do të merrte shumë kohë për t'u finalizuar.

PROPOZIMI ARAB

"Gjithçka është e mundur, do të doja të shihja Ronaldon të luante në kampionatin saudit - ishin fjalët e princit Abdulaziz për BBC -. Do të ishte mirë për kampionatin, për ekosistemin sportiv saudit dhe do frymëzojë të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë. E ka një bazë të madhe tifozësh këtu në Arabinë Saudite", tha Ministrit të Sportit. Al Nassr është kthyer në presing, pas përpjekjes së dështuar të verës së kaluar. E tani, kanë vënë një mal me euro në tavolinë. E vetmja lëvizje që mund ta bindë 37-vjeçarin portugezi, aspak i tërhequr për të luajtur në një ligë modeste. Nga ana tjetër, siç nënvizon CBS, ajo arabe është e vetmja ofertë formale që i është dorëzuar Ronaldos, pas përfundimit të kontratës me Manchester United.

Lexo më tej: Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm

Ronaldo dhe menaxherët e tij nuk janë në asnjë ngut dhe shpresojnë për një Botëror të madh. Kjo është mënyra për të bindur disa klube të mëdha evropiane të dalin përpara me një ofertë. Në fakt, pavarësisht moshës 37 vjeçare, CR7 po demonstron edhe në Katar se nuk e ka humbur ndjesinë për golat dhe rekordet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI