Flash

Luis Enrique, kujton vajzën e tij Xana të ndarë nga jeta: "Është ditëlindja e saj, të puth e dashur"

Lapsi.al 27 November 2022
Luis Enrique, kujton vajzën e tij Xana të ndarë nga jeta:

27 shtatori është dita e Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë. Më 29 gusht 2019, trajnerit të Spanjës iu desh t'i thoshte lamtumirë vajzës së tij Xana, e cila në atë kohë ishte vetëm 9 vjeçe. Xana u nda nga jeta e mundur nga një sëmundje e pashërueshme, osteosarkoma, një tumor kockor. Trajneri asturian ka dashur ta kujtojë të voglën me një Instagram Stories vërtet prekës: “Sot po luajmë vetëm kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xana që do të kishte mbushur 13 vjeç. Dashuri kudo që të jesh, shumë puthje. Kalofsh një ditë të mbarë, ne të duam".

Lexo më tej: “Gjermani na ngjan, të bindur te fitorja”: Luis Enrique gati të eliminojë Panzerat nga Botërori

“Vajza jonë Xana humbi jetën sot pasdite në moshën 9-vjeçare pasi luftoi për pesë muaj intensiv kundër një osteosarkome”. Ky ishte njoftimi i Luis Enrique, që i tronditi të gjithë. Tekniku në atë periudhë kishte marrë pushim nga të gjitha angazhimet, përfshirë Furitë e Kuqe. Trajneri spanjoll ka edhe dy fëmijë të tjerë: Paco dhe Sira, kjo e fundit e fejuar me futbollistin e Barcelonës dhe të kombëtares iberike Ferran Torres.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI