Flash

Plas edhe në Kinën komuniste/ Mijëra në shesh kundër Xi Jinping

Lapsi.al 27 November 2022
Plas edhe në Kinën komuniste/ Mijëra në shesh kundër Xi

Intensifikohen protestat në Kinën komuniste kundër masave të rrepta të qeverisë së Xi Jinping për shkak të Covid. Njerëzit kanë dalë në rrugë për të shprehur publikisht zemërimin e tyre ndaj drejtuesve të Partisë Komuniste. Mijëra njerëz kanë dalë në Shangai. BBC raporton se ka parë njerëz të marrë nga makina policie.

Më herët studentët demonstruan edhe në universitetet e Pekinit dhe Nanjing. Trazirat e fundit pasojnë një protestë në qytetin e largët veriperëndimor të Urumqi. Aty rregullat e karantinës u bënë shkak për vdekjen e 10 njerëzve nga një zjarr në një kullë.

Autoritetet kineze mohojnë që kufizimet e Covid shkaktuan vdekjet. Zyrtarët në Urumqi publikuan një falje të pazakontë vonë të Premten. Ata u zotuan të "rikthejnë rendin" duke hequr gradualisht kufizimet.

"Xi Jinping, largohu"

Gjatë protestës së të shtunës mbrëma në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe një qendër globale financiare në lindje të vendit, njerëzit u dëgjuan duke bërtitur hapur parulla të tilla si "Xi Jinping, largohu" apo edhe "Partia komuniste, largohu".

Disa mbanin pankarta të bardha bosh. Të tjerë ndezën qirinj dhe vendosën lule për viktimat në Urumqi. Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës. Aty çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të çojë në dënime të ashpra.

Analistët thonë se qeveria duket se ka nënvlerësuar në mënyrë drastike pakënaqësinë në rritje ndaj qasjes zero-Covid. Kjo politikë është e lidhur pazgjidhshmërisht me Xi Jinping. Ai u zotua se nuk do të shmangej prej saj.

Protestat tronditëse paraqesin sfidë të madhe për liderët e Kinës

Një protestues në Shangai i tha BBC-së se ndihej "i tronditur dhe i emocionuar" kur shihte njerëz në rrugë. Ai e quajti këtë hera e parë që ai kishte parë një disidencë kaq të gjerë në Kinë. Ai tha se bllokimet e bënë të ndihej "i trishtuar, i zemëruar dhe i pashpresë". Ato e kishin bërë të pamundur të shihte nënën e tij të sëmurë, e cila po i nënshtrohej trajtimit ndaj kancerit.

Një demonstruese i tha BBC-së se oficerët e policisë u pyetën se si ndiheshin për protestat. Përgjigja ishte "njëlloj si ju". Por, tha ajo, "ata veshin uniformat e tyre kështu që po bëjnë punën e tyre." Të tjerë bënë denoncime për dhunë. Një protestues i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se një nga miqtë e tij ishte rrahur nga policia në vendngjarje. Dy të tjerë ishin spërkatur me piper.

BBC pa oficerë policie, roje private të sigurisë dhe oficerë policie të veshur civilë në rrugë. Ata ishin duke u përballur me protestuesit që u mblodhën për të dytën ditë. Demonstruesit që drejtonin thirrjet anti-qeveritare u morën nga policia. Në disa raste ata u goditën me grushte ose u shtynë kundër një makine policie.

Fotografitë dhe videot janë shfaqur gjithashtu në internet që tregojnë studentët duke nisur protestat e tyre në universitetet në Pekin dhe Nanjing të shtunën. Qindra njerëz morën pjesë në një demonstratë të tillë në Universitetin Tsinghua në kryeqytet, tha një student për agjencinë e lajmeve AFP.

Protestuesit mbanin fletë të bardha në dorë. Ky akt është bërë simbol i kundërshtimit kundër censurës kineze. Ata u filmuan duke kënduar këngë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Videot e protestave janë të vështira për t'u verifikuar në mënyrë të pavarur. Shumë prej tyre tregojnë një pakënaqësi jashtëzakonisht të qartë dhe të hapur ndaj qeverisë dhe liderit të saj. ©LAPSI.al

Wearing fluorescent jackets and face masks, a row of police officers stand watch behind a cordon

Të këshilluara

FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Begaj priti s...

12:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI