Flash

Samurai Blue kërkon kualifikimin: Japonia e Moriyasu, shokoi Gjermaninë e sfidon Kosta Rikën

Lapsi.al 27 November 2022
Samurai Blue kërkon kualifikimin: Japonia e Moriyasu, shokoi

Japonia do të kërkojë të ndërtohet mbi fitoren e saj të pabesueshme ndaj Gjermanisë, kur të vazhdojë fushatën e tyre në Grupin E. Përballë Samurai Blue paraditen e sotme do të jetë Kosta Rikës. Skuadra e Hajime Moriyasu e filloi Kupën e Botës 2022 me një fitore 2-1 ndaj katër herë kampionëve të botës Gjermaninë të mërkurën. Një mënyrë krejt ndryshe nga sa bëri Kosta Rika, e dërrmuar 7-0 nga Spanja në hapjen e turneut të tyre.

JAPONIA

Pas penalltisë së Ilkay Gundogan, Japonia bëri një përmbysjen e pabesueshme me dy zëvendësues. Ritsu Doan dhe Takuma Asano bënë që Samurai Blue tani të jetë në një pozicion të fortë për të arritur në raundin tjetër të kompeticionit. E ata kanë precedentë kur bëhet fjalë për avancimin në fazën e grupeve. Në të vërtetë, Japonia është kualifikuar në raundin e 1/8 në tre raste të mëparshme, duke përfshirë vitin 2018. Atëherë ata përfunduan të dytët në Grupin H, përpara se të humbnin nga Belgjika në raundin e parë me eliminim direkt. Skuadra e Moriyasu do të përfundojë fushatën e tyre në Katar kundër Spanjës më 1 dhjetor. Duke e patur parasysh këtë, aziatikët nuk mund të nënvlerësojnë rëndësinë e kësaj ndeshje. Për më tepër që Kosta Rika do të hyjë në fushë pas një humbje tronditëse ndaj Spanjës. Të besuarit e Moriyasu arritën në finalet e Kupës së Botës 2022 duke u renditur të dytët në Grupin B. Japonia koleksionoi 22 pikë nga 10 ndeshjet e saj, vetëm një pikë pas Arabisë Saudite, kryesues në kualifikueset aziatike.

KOSTA RIKA

Kosta Rika është përballur me Japoninë në pesë raste të mëparshme në futbollin ndërkombëtar, asnjë në turne konkurues. Precedentët janë të pamëshishëm me kostarikanët: Japonia ka regjistruar katër fitore, përfshirë edhe suksesin 3-0 në shtator 2018. Los Ticos marrin pjesë në finalet e Kupën e Botës për herë të tretë radhazi. Në mënyrë të pabesueshme ata arritën në çerekfinalet e kompeticionit 2014, duke kryesuar Grupin D përpara Uruguait, Italisë dhe Anglisë. Kosta Rika mposhti Greqinë me penallti në 1/8, para se të thyhej nga Holanda në tetë të fundit. Gjithësesi, Kosta Rika mundi Zelandën e Re në play-off-in ndërkontinental në qershor për të siguruar që ata do të ishin të pranishëm në edicionin 2022 të kompeticionit. Skuadra e Luis Fernando Suarez ishte skuadra e fundit që kaloi në Kupën e Botës. Por ata pësuan një humbje 7-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e tyre hapëse të mërkurën. La Tricolor do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e tyre të fundit në grup më 1 dhjetor. E është e vështirë të imagjinohet që ata të lënë përshtypje në këtë grup. Megjithëse, Kosta Rika është e vendosur t'u japin mbështetësve të tyre një motiv për të brohoritur kundër Japonisë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Japonisë:

Gonda; Tomiyasu, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Tanaka; Ito, Kamada, Kubo; Asano

Formacioni i mundshëm i Kosta Rikës:

Navas; Waston, Calvo, Duarte, Oviedo; Tejeda, Borges; Bennette, Fuller; Campbell, Contreras

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI