Flash

“Shefi” në pranga/ Artur Ndreka, "mbreti" i ri i trafikantëve të Romës

Lapsi.al 27 November 2022
“Shefi” në pranga/ Artur Ndreka, "mbreti" i ri i

“Shefi". Kështu e quajnë njerëzit e tij. Është emri i ri me peshë i botës së krimit shqiptar në kryeqytetin italian, Romë. Një emër i rëndësishëm, i rritur në krah të bosëve më të njohur shqiptarë në Romë, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

Ai quhet Artur Ndreka i lindur në vitin 1987. Mbretërimi i tij përfundoi të hënën e kaluar. Një hetim i nisur nga prokuroria dhe Guardia di Finanza për trafik droge ka shkuar në fund. Ndreka tashmë ndodhet në burg së bashku me vëllain dhe njëkohësisht krahun e djathtë, Markun.

Fuqia e tij shtrihej në Romën jugore. Acilia dhe Vitinia ishin sheshet e trafikut të drogës ku, në krye të një bande prej 8 personash, ai shiste lumenj droge. Me 3 bosët historikë mafias shqiptare në pozicion jashtë loje, të gjithë të arrestuar, Ndreka po ngjitej me shpejtësi majën e piramidës. Tashmë ai ishte "Shefi".

Një pamje e qartë del nga përgjimet e financave në Piazzale Clodio. Kontrolli mbi territorin, shitja e drogës, hierarkia e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë i jepnin forcë dhe prestigj brenda botës së krimit.

“Hetimet zbuluan pamjen e qartë të një qendre aktive të trafikut të drogës. Ajo vepronte në periferitë romake të Vitinia dhe Acilia, veçanërisht në ndërtesën në via Castel D'Aioni dhe në via Codigoro. Ato përdoreshin si vendtakime. Ishte i aftë për të lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe hashashi. Kishte kontakte me personazhe të njohur për nivelin e tyre të lartë kriminal” - shkruan prokurorja Valeria Tomassini në urdhrin e arrestimit.

LEXO EDHE: Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

Hetuesit kanë përdorur një sërë përgjimesh për trafikun e trogës. “Bashkëbiseduesit e përgjuar besojnë se Arturi deri më tani ka arritur një status të lartë ekonomik dhe kriminal” – thuhet në dosje.

“Ndreka mund të mburrej me lidhjet e tij me Arben Zogun, Dorian Petokun dhe Petrit Bardhin, subjekte të një qarku shumë të fortë kriminal. Tashmë ata janë shkatërruar nga arrestimet e shumta. Ndreka përcaktohet nga familjarët e tij si “bosi” – shton prokurori.

“La Reppublica” shkruan se ishte një hetim delikat i koordinuar nga prokurori publik Carlo Villani. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi reagoi në Twitter ku komplimentoi hetuesit. "Operacion i Gdf. Sheshet e trafikut të drogës në Romë u mposhtën. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë" – shkruan ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Begaj priti s...

12:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI