Flash

Video/ Katar 2022: Kroaci-Kanada 4-1: Kramaric eliminon kanadezët nga Botërori

Lapsi.al 27 November 2022
Video/ Katar 2022: Kroaci-Kanada 4-1: Kramaric eliminon kanadezët nga

Kroacia eliminoi Kanadanë nga Kupa e Botës duke fituar 4-1 në ndeshjen e dytë të Grupit F. Në Katar, kombëtarja e Amerikës së Veriut gjeti golin e parë historik në Kupën e Botës pas 68 sekondash me anë të Alphonso Davies. Nuk mjaftoi ky gol që Kanadaja të marrë pikët e para. Reagimi i Kroacisë çon në një kthesë tashmë në pjesën e parë me Kramaric dhe Livaja brenda tetë minutave 36'; 44'. Është sërish Kramaric që shënon në të 70'-të për të mbyllur llogaritë. Në kohën shtesë Majer shënon golin e katërt të kroatëve dhe çertifikon Kanadanë si të dytën e eliminuar nga Katar 2022.

Megjithatë, njëzet minutat e para vërtetuan elementet pozitive që tregoi Kanadaja në ndeshjen kundër Belgjikës. Një lojë ofensive, e shpejtë dhe teknike që solli epërsisë e kanadezëve me Davies pas 68 sekondash. Historike për Canucks në Kupën e Botës. Nuk zgjati shumë dhe Kroacia mori kontrollin e mesfushës, sidomos me Kovaçiç. Pas disa situatave të pashfrytëzuara nga Livaja, momenti i duhur mbërriti në minutën e 36-të. Dyshja Kovacic-Perisic krijuan diagonalen e barazimit për Kramaric që shënon. Tetë minuta më vonë galopi i Juranoviçit nga e djathta i dhuroi një asist Livaja që mbyll në 2-1 për kroatët pjesën e parë.

Kanadaja jashtë Botërorit

Në pjesën e dytë Kanadaja u rikthye në fushë me sigurinë e saj në 3-5-2 të Herdman. Por pas një gjuajtje pranë shtyllës së Osorio ishte gjithmonë Kroacia ajo që dominoi lojën. Në minutën e 70'-të Kramaric shfrytëzon një asistim nga Perisic dhe me të majtën shënon golin e tretë për kroatët dhe të dytin personal. Në fund të ndeshjes, trajneri Dalic u dha hapësirë ​​disa elementëve të rinj. Dhe pikërisht nga Majer që u fut në lojë në minutën e 84' u realizua edhe goli i katërt. Një kundërsulm i finalizuar bukur në minutën e 94' që vulosi shifrat e takimit.

Lexo më shumë: Kroacia, një fitore për tu kualifikuar: Kanadaja rrezikon rekordin negativ të El Salvador

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI