Flash

50 deputetë konservatorë, letër Sunakut: Kthejini shqiptarët mbrapsht!

Lapsi.al 28 November 2022
50 deputetë konservatorë, letër Sunakut: Kthejini shqiptarët

Më shumë se 50 deputetë konservatorë të parlamentit britanik i kanë drejtuar kryeministrit Sunak një kërkesë për ndryshim të ligjit të emigracionit.

Në ndryshimet e paraqitura ata theksojnë që emigrantëve të mbërritur në Britani nga vende të cilësuara si të sigurta, ku përmendin edhe Shqipërinë, t’u refuzohen menjëherë kërkesat për azil. Po ashtu kërkohet të kthehen prapa azilkërkuesit të cilët përmendin “Skllaverinë moderne” si arsye për largimin nga vendet e tyre.

Deputetët konservatore, propozues të këtyre amendamenteve thonë se një ndryshim “i thjeshtë” në ligj mund të lehtësojë krizën aktuale.

“Kjo masë e drejtpërdrejtë dhe e zbatueshme ligjërisht do parandalonte ​​ fort ata që mund të planifikonin kalimin e La Manshit drejt Britanise” – thuhet në dokumentin e paraqitur kryeministrit dhe kreut të konservatorëve Rishi Sunak.

Kritikët e planit theksojnë se statistikat e fundit tregojnë se 51 për qind e kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar.

Duke folur javën e kaluar, ministrja Suella Braverman pranoi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dështuar të kontrollojë kufijtë e saj , duke fajësuar emigrantët dhe kontrabandistët e qenieve njerëzore për kaosin e fundit në kampet e azilkërkuesve.

Britania dhe Franca arritën zyrtarisht një marrëveshje për kontrollin dhe frenimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, ku Parisi ka premtuar shtimin e patrullave në brigjet e kanalit “La Mansh”./ Abc

Të këshilluara

Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë f...

17:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI