Flash

Elon Musk: Do të nxjerr në treg një smartphone të ri

Lapsi.al 28 November 2022
Elon Musk: Do të nxjerr në treg një smartphone të ri

Elon Musk ka zbuluar nuk është kundër idesë së krijimit të smartphon-it të tij. Ai iu përgjigj sugjerimit të Liz Wheeler se  duhet të krijojë një telefon të ri nëse gjigantët e teknologjisë zgjedhin të heqin Twitter nga dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Wheeler vuri në dukje se përpjekja nuk do të ishte një sfidë për një njeri që ndërton raketa për në Mars. Gjithashtu  pohoi se "gjysma e vendit me kënaqësi do të hiqte dorë nga iPhone dhe Android. Musk tha se ai po e mendon idenë si mjetin e fundit.“Sigurisht që shpresoj që të mos bëhet kështu. Por, po, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, do të bëj një telefon alternativ”, ka shkruar ai.

Musk është përballur me reagime për mbrojtjen e kufizimeve të dobëta pas marrjes së Twitter muajin e kaluar. Miliarderi  bëri thirrje që llogaritë që nuk kanë "thyer ligjin" do të lejohen të kthehen në platformë.

Në të kaluarën, Twitter ka zbatuar ndalime në llogaritë për; përmbajtje të dyshimtë, keqinformim, ekstremizëm, kërcënime dhe shkelje të privatësisë ose të drejtës së autorit. Themeluesi i Tesla-s tashmë ka anuluar ndalimet për figurat e diskutueshme, përfshirë Donald Trump, llogaria e të cilit u ndalua për fjalim të rrezikshëm pas sulmit të 6 janarit në Kapitol./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/20/fbi-ngre-alarmin-per-tiktok-rrezikon-sigurine-e-perdoruesve/

Të këshilluara

Funksioni i ri i WhatsApp

WhatsApp më në fund do t'i lejojë njerëzit të flasin me dikë që nuk mundën kurrë më parë: veten e tyre. Në disa platforma, mesazhet për veten janë një mënyrë...

12:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI