Flash

Festuan dëmtimin e tij, Fenomeni mesazh Neymar: "Sa shumë dashakeqësi, kthehu më i fortë!"

Lapsi.al 28 November 2022
Festuan dëmtimin e tij, Fenomeni mesazh Neymar: "Sa shumë
Një mbrojtës i jashtëzakonshëm për Neymar. I izoluar në dhomën e tij të hotelit në Doha për shkak të Covid, që e detyroi ta shikonte Brazil-Serbi në TV, Fenomeni Ronaldo doli publikisht në anën e O'Ney. Ylli i Brazilit është gjendur çuditërisht në qendër të mllefit të tifozëve pas dëmtimit në kavilje. “Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë – shkroi Fenomeni në një postim në Instagram –. Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës. Sidoqoftë, për të mbërritur aty ku ke mbërritur, për suksesin që ke pasur, je goditur nga zilia dhe keqdashja, deri në atë pikë sa dikush feston dëmtimin e një ylli si ti. Ku kemi arritur tani? Çfarë bote është kjo?". Lexo më tej: FOTO/ Neymar tregon gjendjen e kaviljes së dëmtuar, por mbetet entuziast: “Ecim para” Dhe përsëri, Fenomeni e vazhdoi mbrojtjen e tij, duke kritikuar edhe sjelljen e atyre që iu gëzuan dëmtimit të sulmuesit të Selecao: “Ka pasur gjithmonë njerëz që bëjnë tifo kundër. Por është e trishtueshme të shohësh një shoqëri që shkon drejt banalizimit të intolerancës dhe pranimit të fjalëve të urrejtjes... E në ndryshim nga kjo dhunë verbale me fuqi shkatërruese, sot unë të them: kthehu më i fortë! Mos u jep kënaqësi frikacakëve dhe ziliqarëve. Shijo dashurinë që vjen nga pjesa më e madhe e vendit".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI