Flash

Serbia, skuadra europiane më e dështuar në Kupa e Botës: kush humbet, në sfidën me Kamerunin, eliminohet

Lapsi.al 28 November 2022
Serbia, skuadra europiane më e dështuar në Kupa e Botës:

Të mundur në ndeshjen e tyre hapëse të Katar 2022, Kameruni dhe Serbia përballen në një përplasje vendimtare në Grupin G. Nuk ka shans tjetër për dy kombëtaret, vec atij që do ti jepet në stadiumin Al-Janoub. Luanët e Paepur u zbutën nga Zvicra të enjten pasdite, Shkoi edhe më keq për homologët e tyre evropianë, që u shkatërruan nga Brazili i preferuar i ekspertëve. Serbia humbi 2-0 ndaj Selecao, pavarësisht se i mbajti pa gol për një orë lojë. Të dy tani përballen me një skenar për brenda ose jashtë në Al Wakrah.

KAMERUNI

Edhe pse ata arritën të përballonin një kundërshtar më lartë të renditur, për pjesën e parë të ndeshjes hapëse, goli i Breel Embolo i lindur në Yaounde bëri diferencën në humbjen e Kamerunit ndaj Zvicrës. Si rezultat, përfaqësuesja e Afrikës Perëndimore është ende në kërkim të fitores së parë në Kupën e Botës që nga viti 2002. Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto'o, ishte lojtari i fundit që shënoi një gol fitues për vendin e tij në skenën globale. Pas dështimit në debutim, Kameruni ka humbur tetë ndeshje radhazi të Kupës së Botës. Kështu që tani do të jenë të etur për të shmangur barazimin e rekordit të padëshiruar të Meksikës, prej nëntë humbjesh. Luanët e Paepur përfunduan të tretët në Kupën e Kombeve të Afrikës të këtij viti. Por që atëherë ata kanë vuajtur të gjejnë formën, duke fituar vetëm një nga gjashtë daljet e tyre të fundit. Edhe ai sukses i vetëm erdhi kundër Burundit.

Skuadra e Rigobert Song mbërriti në Lindjen e Mesme si skuadra e katërt me renditjen më të ulët që paraqitet në finalet e këtij viti. Në këtë këndvështrim, ata janë realistë për perspektivat e tyre. Megjithatë, ëndrrat për të shtrirë aventurën e tyre në fazat e eliminimit mbeten të gjalla. Pesë herë kampionët afrikanë duhet të paktën të shmangin një tjetër humbje me Serbinë. Një rezultat i tillë i kombinuar me një barazim mes Brazilit dhe Zvicrës do të sillte një fund të shpejtë të fushatës së tyre. Praktikisht nuk mbetej më asgjë për të luajtur në ndeshjen e fundit, përvec kënaqësisë së sfidës me brazilianët.

SERBIA

Ishte Selecao që e la Serbinë pa pikë pas ndeshjes hapëse, ku dy kombëtaret riprodhuan të njëjtin rezultat si katër vjet më parë. Një fitore 2-0 për Brazilin e vulosur nga goditjet e Richarlison në pjesën e dytë. Brazili i shkaktoi ballkanasve humbjen e tretë në 17 ndeshjet e tyre të fundit ndërkombëtare. Trajneri Dragan Stojkovic u ankua për mungesën e gjendjes fizike për disa nga lojtarët e tij yje. Gjithësesi ish-futbollisti pranoi se ekipi i tij kishte humbur ndaj një kundërshtari më të fortë. Pasi u eliminua në fazën e grupeve në tre paraqitjet e saj të mëparshme në Botëror që nga fitimi i pavarësisë, Serbia tani ka humbur tetë nga 10 ndeshjet e saj në Kupën e Botës. Humbjet më të shumta se çdo kombëtare tjetër europiane. Megjithatë, Serbia impresionoi në kualifikuese kur kryesuan grupin e tyre përpara Portugalisë. Serbët kanë ende shpresa për të ndryshuar gjërat dhe të arrijnë në fazën me eliminim. Skuadra e Stojkovic siguroi gjithashtu promovimin në Ligën A të Ligës së Kombeve në fillim të këtij viti. E duke pasur në skuadër disa sulmues të nivelit të lartë, mund ta konsiderojnë veten favorit për të mposhtur Kamerunin.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Festa e Zvicrës, kamerunezi Embolo mposht luanët e Afrikës

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kamerunit:

Onana; Fai, N'Koulou, Castelletto, Tolo; Anguissa, Ondoua, Hongla; Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi

Formacioni i mundshëm i Serbisë:

V. Milinkovic-Savic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Gudelj, S. Milinkovic-Savic, Mladenovic; Tadic; Vlahovic, Mitrovic

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI