Flash

Shkatërrohet super-karteli që furnizonte Europën me drøgë, 49 të arrestuar

Lapsi.al 28 November 2022
Shkatërrohet super-karteli që furnizonte Europën me

Një ‘super-kartel’ i madh drøge që kontrollonte një të tretën e tregtisë së køkainës në Evropë është shkatërruar nga oficerët e policisë, me 49 arrestime në total, në vende si Franca dhe Dubai.

Operacioni ‘historik’ ndërkombëtar sekuestroi 30 ton kokainë, si dhe supermakina të bandës, vila luksoze si dhe shuma të mëdha parash.

Policia spanjolle tha se lideri i organizatës është një “shtetas britanik”, i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa del Sol për në Dubai, ku është vendosur grupi i krimit të organizuar Kinahan, pas një tentative rrëmbimi. Më pas, bëhet me dije se ai u arrestua në Dubai.

Përpjekjet ndërkombëtare përfshinin gjithashtu arrestime në Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, tha në një deklaratë agjencia policore e BE-së.

“Kupolat e drogës të konsideruara si objektivat më me vlerë nga Europoli ishin bashkuar për të formuar atë që njihej si një “super kartel” që kontrollonte rreth një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë. Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve”, njoftoi agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, Europol.

Europol tha se Dubai kishte arrestuar dy të dyshuar “të rëndësishëm” që janë të lidhur me Holandën, dy të tjerë të lidhur me Spanjën dhe dy të tjerë të lidhur me Francën.

“Një nga të dyshuarit holandezë është një peshk jashtëzakonisht i madh”, tha një burim i Europol për gazetën franceze AFP në kushte anonimiteti.

Dhjetë persona u arrestuan në Belgjikë, gjashtë në Francë dhe 13 në Spanjë. 14 persona të tjerë u arrestuan në vitin 2021 në Holandë si pjesë e të njëjtit operacion, tha Europol.

Policia spanjolle tha se më shumë se 500,000 euro u konfiskuan gjatë një bastisjeje në një seri vilash luksoze në Spanjë, së bashku me tre armë, makina super të shtrenjta dhe ora luksoze.

Garda Civile thotë se disa nga automjetet kishin vlerë rreth 300,000 euro.

Pamjet e publikuara nga Garda Civile sot treguan oficerë të armatosur rëndë që hynë me forcë në pallate ku bënë disa nga arrestimet dhe morën të dyshuarit në pranga.

Në Spanjë, Garda Civile tha se operacioni i tyre, i quajtur Operacioni Faukas, kishte filluar me sekuestrimin e 700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias në mars 2020.

Një zëdhënës i policisë spanjolle tha: “Gjatë hetimit, oficerët zbuluan se një organizatë kriminale po kontrabandonte kontejnerë me kokainë përmes porteve të Barcelonës, Valencias dhe Algeciras”.

“Ata zbuluan gjithashtu se një biznes kompleks i pasurive të paluajtshme ishte organizuar në Costa del Sol për të pastruar të ardhurat nga fitimet e marra nga kontrabanda e drogës.

“Udhëheqësi i kësaj organizate u identifikua si një britanik i cili jetonte në Costa del Sol, por që duhej të linte Spanjën dhe të shkonte në Dubai pasi ishte subjekt i një tentative rrëmbimi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të sjellë ndryshime nga dita në ditë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në ...

20:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI