Flash

Tetë viktima në Itali, vazhdon kërkimi për të tjerë të zhdukur

Lapsi.al 28 November 2022
Tetë viktima në Itali, vazhdon kërkimi për të

Ka shkuar në 8 bilanci i viktimave në ishullin Ischia të Italisë. Pas reshjeve të paprecedenta të shiut në ishull pati rrëshqitje masive të dheut. Kjo solli shumë dëme në banesa, por edhe në jetë njerëzore. Ndërsa gërmimet vazhdojnë për të kërkuar persona të tjerë të zhdukur, mes viktimave sipas autoriteteve italiane është edhe një i porsalindur dhe dy fëmijë.

Mes viktimave u gjet edhe një grua e cila në momentet e fundit të jetës telefonoi babin e saj për ndihmë. I ati i saj duke folur për mediat lokale tha se ndihej i dëshpëruar që nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar vajzën e tij. Përroi i baltës shkatërroi shtëpitë dhe tërhoqi makinat në det, duke lënë pas  një panoramë katastrofe.

Situata pasoi ditë të tëra shiu në Italinë jugore. Tani që moti është zbutur shkalla e shkatërrimit po bëhet më e qartë. Më shumë se 100 zjarrfikës, dhe njësi të tjera shërbimi, janë vendosur në Ischia.

Automjetet e shkatërruara janë grumbulluar njëra mbi tjetrën, të shtypura nga forca e rrëshqitjes së baltës. Gjurma e shkatërrimit shenjon dukshëm peizazhin e këtij ishulli popullor turistik.

Të këshilluara

Bota solidarizohet me protestat në Kinë

Jo vetëm në Londër, por tubime duket se janë zhvilluar në Paris, Amsterdam, Dublin, Toronto dhe disa qytete në SHBA në formë sensibilizimi ndaj protestuesëve në...

08:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI