Flash

“U tregove legen”/ Si nisi sherri ku u plagos kryebashkiaku i Divjakës

Lapsi.al 28 November 2022
“U tregove legen”/ Si nisi sherri ku u plagos kryebashkiaku i

Sherri që çoi në plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari nuk ka zgjatur më shumë se disa minuta. Sipas autorit, Orgest Xhelili gjithçka ka nisur me fyerje nga të dyja palët. Në dosje janë renditur disa dëshmi që tregojnë se si sherri momental degradoi në dhunē.

“Në këtë kohë që unë isha duke shkuar për tek vjehrri, tek shkallët e lokalit që ka në përdorim shtetasi L.V., ndesha përballë me Kryetarin e Bashkisë së Divjakës, shtetasin Fredi Kokoneshi, i cili ishte së bashku me një shtetase të quajtur L.Gj. Aty unë sa u afrova i thashë “u tregove legen”. Aty Fredi me tha “kujt i thua ti kështu” dhe më kapi për një moment prej duarsh dhe më lëshoi”, - thuhet në dëshminë e Orges Xhelilit.

Prokuroria thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Kokoneshit. Edhe dëshmia e dhënë nga Xhelili tregon për hatërmbetje të krijuara pikërisht prej punës.

LEXO EDHE: Detajet/ Çfarë ndodhi mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të Bashkisë Divjakë

“Unë në këtë moment i thashë që unë të ofendova më parë dhe ti më ofendove tani dhe e lëmë këtë muhabet me kaq, pasi jam dhe pak i fryrë nga të tjerët. Në lidhje me këtë shprehjen “jam pak i fryrë”, nënkuptoj faktin se duke qenë se shtetasi Fredi Kokoneshi me ka hequr nga puna, marrja e 60 metër katrore tokë të vjehrrit, prishi dhe një dyqan ku shiste bukë më parë, si dhe kërcënimi i vëllait të tij quajtur L.Kokoneshi në kohën pas zgjedhjeve, si dhe nga fakti se Fredi Kokoneshi, donte ta hiqte nga puna si mjeke bashkëshorten time, kishin krijuar një ambient ku shoqëria dhe njerëzit në lagje më thonin “pse nuk reagon me gjithë këto që ai po të bën”, - thuhet më tej në dëshmi.

Xhelili u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur pas vendit të krimit. Aty u gjet dhe mjeti prerës me njolla të gjakut. /Tv Klan

Të këshilluara

Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç

Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarr...

20:23

Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë f...

17:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI