Flash

CNN trondit Botërorin: Irani ka kërcënuar me tortura familjet e lojtarëve: "Nëse nuk këndoni himnin..."

Lapsi.al 29 November 2022
CNN trondit Botërorin: Irani ka kërcënuar me tortura familjet e

Irani do të luajë ndeshjen kundër SHBA-së në një atmosferë sureale. Familjet e lojtarëve të kombëtares së Iranit në Kupën e Botës në Katar "u kërcënuan me arrestim dhe torturë. Kjo nëse lojtarët nuk sillen mirë para ndeshjes kundër Shteteve të Bashkuara". Ky është lajmi i bujshëm që shkruan CNN, duke cituar "një burim të përfshirë në sigurinë e lojërave". Pas refuzimit të futbollistëve iranianë për të kënduar kundër Anglisë, burimi tha se lojtarët u thirrën në një takim me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Atyre u është thënë në atë rast se familjet e tyre do të përballeshin me "dhunën dhe torturën" nëse nuk këndonin himnin kombëtar. Kërcënimi është i vlefshëm edhe nëse ata i bashkoheshin ndonjë proteste politike kundër regjimit në Teheran.

Lexo më tej:Ghafouri arrestohet për ‘propagandë kundër Shtetit’: lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

Lojtarët kënduan himnin përpara ndeshjes së dytë kundër Uellsit të premten e kaluar, e fituar 2-0 nga Irani. Burimi i cituar nga CNN, po monitoron nga afër agjencitë iraniane të sigurisë që veprojnë në Katar gjatë Kupës së Botës. Ai tha se dhjetëra oficerë të Gardës Revolucionare janë duke vëzhguar lojtarët iranianë. Ata nuk lejohen të shoqërohen jashtë ekipit ose të takojnë të huaj. "Ka një numër të madh agjentësh iranianë të sigurisë në Katar. Ata mbledhin informacion dhe monitorojnë lojtarët," tha burimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI