Flash

Derbi i parë britanik në një Kupë Bote: Anglia kualifikohet edhe me barazim, për Uellsin fitorja është detyrim

Lapsi.al 29 November 2022
Derbi i parë britanik në një Kupë Bote: Anglia kualifikohet

Uellsi përballet me armiqtë e vjetër të Anglisë në stadiumin Ahmad bin Ali, në një ndeshje që për Bale e të tjerët është vendimtare. Në Grupin B, të Kupës së Botës 2022, Anglia do të kalojnë në 16 më të mirët si fitues të grupit me një fitore. Shumë e komplikuar situata për Uellsin, i mundur befasisht 2-0 nga Irani. Tani skuadra e Page duhet vetëm të fitojë dhe të shpresojë që rezultati tjetër të shkojnë në favor të tyre për të pasur një shans për kualifikim.

ANGLIA

Kundër Shteteve të Bashkuara, skuadra e Southgate humbi atë vrull ofensiv që mori përpara me valangë Iranin. Barazimi i humbi Anglisë mundësinë për të përfunduar në vendin e parë me një ndeshje ende për tu luajtur. Një fitore do të konfirmonte vendin e Anglisë në 16 më të mirët, si fitues të Grupit B. Barazimi do të mjaftonte gjithashtu që kampionët e botës në 1966 të kualifikoheshin. Por do të përçonte një ndjesi të njohur pesimizmi ndër anglezët për pjesën tjetër të turneut. E habitshme të mendosh që një nga skuadrat më të kuotuara të Katar 2022 ka një rekord kaq të brishtë. Vetëm një fitore nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

UELLSI

Uellsi i la tifozët e tij të shkatërruar, kur u nënshtrua ndaj goditjeve të Cheshmi dhe Razaeian, në ndeshjen e humbur 0-2 me Iranin. Tani, vetëm një grup rrethanash, jo tërësisht në duart e tyre, do të bëjnë skuadrën e Rob Page të kualifikohet. Në fund të grupit me vetëm një pikë, Uellsi duhet të mundë Anglinë. Si dhe të shpresojë që përballja e Iranit me SHBA të përfundojë në barazim, për të siguruar një vend në fazën eliminatore.

Një fitore për iranianët ose amerikanët do t’i eliminonte uellsianët, vetëm nëse ata nuk mposhtin skuadrën e Gareth Southgate me katër gola diferencë. Cështja është se seria e tyre pa fitore në të gjitha garat tani është në shtatë ndeshje. E nëse Uellsi nuk arrin të marrë tre pikët kundër Anglisë, kjo do të shënojë herën e parë në historinë e tyre që ata mbyllin një turne të madh pa asnjë fitore.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Uellsit:

Ward; Mepham, Rodon, Davies; Roberts, Ramsey, Ampadu, Williams; James, Moore, Bale

Formacioni i mundshëm i Anglisë:

Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson; Sterling, Mount, Foden; Kane

PRECEDENTET

Përballja në Ahmad bin Ali Stadium do të shënojë herën e parë në histori që Tre Luanët përballen me një kombëtare tjetër britanike në Kupën e Botës. E sigurisht që nuk do të ketë asnjë dashuri mes tyre, ndërsa përgatiten të sfidohen për herë të 104 në histori. Bilancet janë në favor të Anglisë, fituese në gjashtë të fundit radhazi e në 68 në total, ndaj 14 të uellsianëve.

Lexo më tej: Video/ Anglia nuk di të mundë SHBA-në në Botëror: në Grupin B vendoset gjithçka në ditën e fundit

Anglia vs Uells

Fitore: 68

Barazime: 21

Humbje: 14

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI