Flash

Dita e Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Lapsi.al 29 November 2022
Dita e Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e

Disa prej politikanëve shqiptarë kanë uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ata kanë nderuar dëshmorët e atdheut pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.  Me rastin e Ditës së Çlirimit,  Begaj nderoi kujtimin e dëshmorëve të Atdheut duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti 29 Nëntorin. Ajo e nisi urimin fillimisht me një mesazh në rrjete sociale. Aty theksohej se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë janë të pacenueshme.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacenueshme. Janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin presidenti Begaj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI