Flash

I zhdukur prej 6 muajsh/ Nëna e Ulvi Skanës: E vërteta e lidhjeve me Ervis Martinajn

Lapsi.al 29 November 2022
I zhdukur prej 6 muajsh/ Nëna e Ulvi Skanës: E vërteta e lidhjeve

Prej më shumë se 6 muajsh, 29-vjeçari Ulvi Skana rezulton i zhdukur. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen. Nëna tij shprehet se nuk beson se i biri është gjallë.

Në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv ajo tha se djali i saj nuk është kriminel dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale. Thëllënza Skana kërkon nga policia që t’i japin ndonjë informacion “për të qetësuar shpirtin”.

Nëna e 29-vjeçarit mohon se i biri ka pasur lidhje me Ervis Martinajn, një tjetër i zhdukur që nuk dihet fati. Ajo pranon njohjen e djalit të saj me Can Karriqin, i cili u ekzekutua rreth 1 vit më parë. Me të thotë se kanë qenë fqinj.

“Si ka mundësi që të humbasë djali në atë farë feje. Ai nuk ka pasur lidhje me grupet kriminale. Jam 100% e sigurt. Na e kanë njollosur edhe emrin. Ai nuk është vrasës, vjedhës jo.

Ai kishte 3 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë. Nuk gjeti punë dhe erdhi. Ka qenë edhe në Gjermani. Kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh. Nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.

LEXO EDHE: I zhdukur prej 5 muash/ Telefoni i Ulvi Skanës ndizet papritur në Tiranë

Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë. Ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte. Nuk ka pasur lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë. Nuk e di.

Policia na thotë vetëm: “po bëjmë hetimet tona”. Po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë, ja vdekur. E kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë”, - shprehet ajo. 

/LAPSI.AL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Drithas. M...

18:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI