Flash

Kimistët 'fantazma' të køkainës, kolumbiani Rodriguez hyri ilegalisht në vend

Lapsi.al 29 November 2022
Kimistët 'fantazma' të køkainës, kolumbiani

Shtetasi kolumbian Zamir Rodriguez, i shpallur në kërkim pas zbulimit të laboratorit të køkainës në Fier, bashkë me një bashkëkombas të tij, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka hyrë në territorin shqiptar ilegalisht.

Për autoritetet e vendit tonë ai ka rezultuar "hije" që ra në rrjetë vetëm për shkak të përgjimeve, ndërsa nuk disponojnë një datë dhe kohë kur ai ka hyrë në Shqipëri, vendi përmes të cilit ka kaluar dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Grupi kriminal, me sa duket janë kujdesur që dy kolumbianët, të cilët dyshohet të jenë kimistët e laboratorit të ndarjes së kokainës nga plehu arganik artificial, të jenë të padukshëm. Sa i përket kolumbianit tjetër, emri i të cilit mbetet mister, ende nuk konfirmohet nëse është identifikuar apo jo nga strukturat ligjzbatuese shqiptare.

Shfaqja e kolumbianëve në këtë rol, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Në 2015 hetimet në bashkëpunim me autoritetet gjermane, treguan se edhe në atë kohë grupi kriminal i "Xibrakës" kishin marrë dy kolumbian për të kryer të njëjtin proces të ndarjes së kokainës.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Kolumbinë, ka qenë prezent që në vitet 2013-2014, kur në një rast specifik, një shtetas kolumbian u arrestua në Rinas. Ai kishte ardhur për të marrë parapagesën prej rreth 1 milion eurosh, për një sasi prej mbi 200 kg kokaine që pritej të mbërrinte nga Kolumbia.

Në operacionin e finalizuar së fundmi të koduar "Konsistenca", ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI