Flash

Kina shuan protestat me postime “me pullë të kuqe”

Lapsi.al 29 November 2022
Kina shuan protestat me postime “me pullë të kuqe”

Në Kinë raportohet se ka pasur një valë postimesh të padëshiruara në Twitter. Ato përmbajnë foto me përmbajtje “për të rritur”. Të tjera janë reklama apo lojëra të fatit. Në fakt ato po lënë në hije postimet për protestat kundër karantinës ndaj Covid.

Ditët e fundit, një valë e paprecedentë demonstratash ka përfshirë qytetet kryesore të vendit. Në rrjetet sociale, megjithatë, pothuajse nuk ka asnjë gjurmë të saj. Kjo sepse mijëra postime të quajtura “bot”, pra të bëra automatikisht kanë mbushir llogaritë e kinezëve.

Observatori i Internetit i Stanford vlerëson se më shumë se 95% e tëeeteve me termin e kërkimit "Pekin" në kinezisht ("北京") vijnë nga llogari të padëshiruara. Këto profile supozohet se janë të lidhura me qeverinë e Pekinit. Për shkak të censurës kineze, shumë qytetarë po përdorin VPN për të hyrë në shërbimet e internetit.

Mediat sociale si Twitter dhe Telegram po përdoren për të organizuar protestat. Raportohet se Tëitter ka dalë ndër aplikacionet më të shkarkuara ditët e fundit. Por sasia e postimeve të padëshiruara e bën më të vështirë gjetjen e informacionit të dobishëm për protestat. Kjo gjithashtu ndikon edhe tek përdoruesit jashtë Kinës që përpiqen të marrin informacione për ngjarjet.

LEXO EDHE: Gjithçka që duhet të dini për protestat masive në Kinë

Vala e spam-eve në Twitter përkon me shkarkimet e shumta nga puna nga Elon Musk pas blerjes së kompanisë. Këto shkurtime kanë pasur një ndikim të fortë edhe në ekipin e sigurisë. Vetëm ditët e fundit, një monitorim i kryer nga Komisioni Evropian në internet dhe platformat sociale ka treguar se ka një ngadalësim të aksionit për të luftuar përmbajtjen e urrejtjes në Tëitter. Kjo ka përkeqësuar performancën e tij.

Ndërkohë, drejtuesit e Partisë Komuniste të Kinës, përveç thirrjes për "shtypjen e forcave armiqësore pas protestave", u zotuan të korrigjojnë masat e kontrollit të pandemisë për të zvogëluar ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ata ia atribuuan frustrimin publik, aplikimit të ekzagjeruar të masave nga zyrtarët lokalë. Cheng Youquan, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se bllokimet për të frenuar përhapjen e virusit duhet të hiqen "sa më shpejt të jetë e mundur". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI