Flash

La Liga kundër Juventus, Tebas i shkruan letër Uefa-s: "Dënime sportive të menjëhershme"

Lapsi.al 29 November 2022
La Liga kundër Juventus, Tebas i shkruan letër Uefa-s:

La Liga spanjolle është pozicionuar haptazi kundër Juventus, pas dorëheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe të gjithë Bordit të Drejtorëve. Një qëndrim shumë i ashpër i zyrtarizuar me një deklaratë për shtyp drejtuar UEFA-s, ku kërkohen sanksione të menjëhershme ndaj Juventus: “Pas dorëheqjes së bordit drejtues të Juventus – thuhet në shënim – La Liga kërkon aplikimin e menjëhershëm të sanksioneve sportive ndaj klubit. LaLiga kishte paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA kundër Juventusit, në prill 2022. Në të pretendoheshin shkelje të rregullores së Fair Play financiar, të cilën Guardia di Finanza italiane po hetonte. Konkretisht, denoncimi akuzonte Juventus se i kishte llogaritur transferimet mbi vlerën e tyre të vërtetë dhe ka zhvlerësuar shpenzimet e personelit. Kjo gjë përbën shkelje të fair play financiar të UEFA-s. Për më tepër, denoncimi akuzonte Juventus për fshehjen e pagave të vërteta të lojtarëve të saj."

Qendrimi është mbajtur nga shoqata spanjolle e kryesuar nga Javier Tebas, një kundërshtar i madh i Super League. Pikërisht krijimi i saj nga ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli së bashku me numrin një të Real Madrid dhe Barcelonës ka armiqësuar palët. “La Liga me synimin për të promovuar një futboll ekonomikisht të qëndrueshëm në Evropë, i qendron këtyre denoncimeve kundër Juventusit. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të zbatojnë sanksione të menjëhershme sportive ndaj klubit".

Në prill të këtij viti, La Liga paraqiti një ankesë kundër Juventusit për shkelje të Fair Play-it financiar. Të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Manchester City dhe Paris Saint Germain. Vetë liga spanjolle ka aplikuar rregullat e saj të 'kontrollit ekonomik' për gati një decade. E ka bërë këtë me kërkesë të klubeve që përbëjnë La Liga. “Qëndrueshmëria financiare është thelbësore për të mbrojtur biznesin e futbollit. Le të mbrojmë futbollin tonë”, përfundon shënimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI